1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS PUNE
Inxhinier/e i Matjes – BINNI, Pika Prizren

Kompania BINNI, një kompani e specializuar në prodhimin dhe realizimin e projekteve të enterierit, shpall konkurs për pozitën:

Inxhinier/e i Matjes

Kërkojmë një person të përkushtuar dhe profesional, me përvojë pune në fushën e matjeve teknike, i/e cili/a do të jetë përgjegjës/e për realizimin e matjeve në terren dhe përgatitjen e të dhënave të sakta për realizimin e projekteve të mobilimit.

Përshkrimi i punës:

  • Kryerja e matjeve teknike në objekte dhe hapësira të ndryshme sipas kërkesave të projektit;
  • Analizimi i dimensioneve të hapësirave dhe identifikimi i detajeve teknike të nevojshme për prodhim;
  • Përgatitja e skicave, shënimeve dhe dokumentacionit teknik nga matjet në terren;
  • Bashkëpunimi me ekipin e projektimit, shitjes dhe prodhimit për të siguruar realizimin korrekt të projekteve;
  • Kontrollimi i saktësisë së të dhënave para fillimit të prodhimit dhe montimit;
  • Vizita në terren dhe komunikimi profesional me klientët gjatë procesit të matjes.

Kërkesat për kandidatët:

  • Përvojë pune në matje teknike, arkitekturë, inxhinieri, mobilim ose fusha të ngjashme;
  • Njohuri të mira për leximin e planeve dhe vizatimeve teknike;
  • Saktësi, përgjegjësi dhe aftësi të mira organizative;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip;
  • Përparësi kanë kandidatët me përvojë në industrinë e mobilimit dhe enterierit.

Ne ofrojmë:

  • Ambient profesional dhe mundësi zhvillimi në një kompani stabile;
  • Bashkëpunim me një ekip me përvojë;
  • Mundësi për avancim profesional.

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në së bashku me një fotografi përmes butonit të mëposhtëm ose në:

era.kubati@binni.biz
+383 45 101 852

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen për intervistë.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet