KosovaJob

Banka Ekonomike

9 ndjekës 40 shikime 0 shpallje aktive
Zyra Qendrore Sheshi Nëna Terezë p.n. 10000 Prishtinë, Kosovë, Prishtinë bekonomike.com
Vlerësimin e sheh vetëm KosovaJob

Rreth nesh

					 

Banka Ekonomike hyn në domenin e mekanizmave financiar brenda Republikës së Kosovës. Në qershor të vitit 2001 e filloi punën zyrtarisht. Si institucion financiar, BEK është e shtrirë në terë territorin e Kosovës.

Banka Ekonomike është e orientuar në rritje të qëndrueshme, shërbime cilësore dhe standarde të larta profesionale.

Shërbimet që Banka ekonomike ofron janë:

E-banking: Është produkt i dizajnuar me qëllim të kryerjes se shërbimeve bankare përmes internetit, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, çka mundëson qasje të lehtë dhe të sigurt në llogaritë bankare.

SMS Banking: Mundëson qasje në bilancin e llogarisë përmes telefonit mobil duke thirrur në numrin e Bankës Ekonomike. Ky produkt ofrohet për të gjithë klientët fizik dhe juridik që kanë të hapur llogaritë e tyre në Bankën Ekonomike.

SMS Mbushja: Është shërbim elektronik, nëpërmjet të cilit me një SMS mund të mbushet telefoni në dy operatorët telefonik në Kosovë, VALA dhe IPKO.

Urdhëresa Automatike: U mundëson klientëve që për një periudhë të caktuar kohore, të bëjnë ndryshime duke transferuar paratë automatikisht prej llogarisë rrjedhëse në llogarinë e kursimit.

Western Union: Përfshin shërbimet e transferit të parave në të gjithë botën. Në Maj të vitit 2002, Unioni Financiar Prishtinë ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Bankën Ekonomike për ofrimin e shërbimit Western Union.

Kos-Giro: Përdoret kryesisht për të kryer pagesat e faturave të shërbimeve publike dhe pagesave të rregullta periodike.

Këmbimi i Valutave: Banka Ekonomike ofron edhe shërbimin e këmbimit të valutave. Këtu hyjnë këmbimet valutore në EURO, USD, GBP dhe CHF.

Debitim Direkt: Mundëson kryerjen e pagesave të rregullta mujore, si uji, rryma, telefoni etj.

Banka ekonomike është ndër bankat e vetme cila operon me kapital 100% vendor dhe ofron shërbime moderne të ndryshme bankare dhe mjaft profesionale. E veçantë tjetër e Bankës Ekonomike është se klientëve u ofrohet qasje më e lehtë dhe më e shpejtë në produktet bankare për të ngritur kësisoj vlerën për klientët, aksionerët dhe të punësuarit.

Pozitat e hapura 0

Nuk ka pozita të hapura tani. Ndiqe kompaninë dhe të njoftojmë kur hapet një shpallje.

Qëndro i informuar

Ndiqe këtë kompani dhe merr njoftim për pozita të reja, lajme dhe mundësi të ardhshme.

Kompani të ngjashme

TEB Banka

Banka

105Ndjekës
1Shpallje