1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Auto Mita po zgjerohet – Bashkohu me ekipin tonë!

Dëshiron të jesh pjesë e një kompanie lidere në industrinë automobilistike?

Auto Mita, përfaqësues zyrtar i markave ndërkombëtare Renault, Dacia, Nissan dhe Volvo, po kërkon të punësojë:

  • Mekanik – 3 pozita
  • Ndihmës Mekanik – 3 pozita
  • Gomister – 2 pozita
  1. Mekanik (3 pozita)

Përgjegjësitë:

  • Diagnostikimi dhe mirëmbajtja e automjeteve sipas standardeve të prodhuesit;
  • Kryerja e riparimeve mekanike dhe teknike;
  • Përdorimi i pajisjeve dhe teknologjive moderne të diagnostikimit;
  • Bashkëpunimi me ekipin teknik dhe respektimi i afateve të punës;
  • Sigurimi i cilësisë dhe sigurisë gjatë kryerjes së detyrave.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Përvojë pune në pozita të ngjashme;
  • Njohuri të mira teknike në mekanikën e automjeteve;
  • Aftësi në përdorimin e pajisjeve diagnostikuese;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip;
  • Përkushtim ndaj cilësisë dhe sigurisë në punë.
  1. Ndihmës Mekanik (3 pozita)

Përgjegjësitë:

  • Asistimi i mekanikëve në mirëmbajtjen dhe riparimin e automjeteve;
  • Përgatitja e mjeteve dhe pajisjeve të punës;
  • Kryerja e shërbimeve bazike sipas udhëzimeve të ekipit teknik;
  • Kujdesi për organizimin dhe pastërtinë e vendit të punës;
  • Mbështetja në procese të ndryshme teknike dhe operative.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Përvojë paraprake në servis automobilistik (avantazh);
  • Njohuri bazike të mekanikës së automjeteve;
  • Gatishmëri për të mësuar dhe zhvilluar aftësi profesionale;
  • Përgjegjësi dhe disiplinë në punë;
  • Aftësi për punë në ekip.
  1. Gomister (2 pozita)

Përgjegjësitë:

  • Montimi, demontimi dhe balancimi i gomave;
  • Kontrolli dhe mirëmbajtja e gomave sipas standardeve të sigurisë;
  • Diagnostikimi i problemeve të gomave dhe rrotave;
  • Përdorimi i pajisjeve profesionale për servisimin e gomave;
  • Ofrimi i shërbimit cilësor për klientët.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Përvojë pune në pozita të ngjashme (e preferueshme);
  • Njohuri praktike për servisimin e gomave;
  • Aftësi për punë fizike dhe në ekip;
  • Përgjegjësi dhe përkushtim në punë;
  • Respektim i standardeve të sigurisë.

Ne ofrojmë:

  • Ambient profesional dhe kushte të mira pune;
  • Trajnime të vazhdueshme dhe mundësi zhvillimi profesional;
  • Pagesë konkuruese;
  • Mundësi për avancim në karrierë;
  • Punë me marka prestigjioze automobilistike si Renault, Dacia, Nissan dhe Volvo Cars.

Si të aplikoni?

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në dhe dokumentet përcjellëse përmes butonit të mëposhtëm ose  hr@automita.com ne numrin +383 45 676 676 WhatsApp / Viber ose të aplikojnë në zyrat e Auto Mita.

Afati i aplikimit: 16.07.2026

Auto Mita – Drejto karrierën tënde drejt suksesit! 

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet