1
PREMIUM PLUS
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 
Konkurs për Video Editor / Videographer

Po kërkojmë një Video Editor / Videographer kreativ, të organizuar dhe me përvojë në video produksion për t'iu bashkuar ekipit tonë. Kandidati ideal duhet të ketë njohuri të avancuara në montazh video, motion graphics dhe menaxhimin e projekteve të produksionit, si dhe aftësi për të koordinuar procesin e realizimit të projekteve nga planifikimi deri në produktin final.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara

Njohuri të avancuara në:
  • Adobe Premiere Pro
  • Adobe After Effects
  • Adobe Media Encoder
  • Adobe Photoshop dhe Illustrator (për përgatitjen e elementeve grafike)
Aftësi profesionale për:
  • Editimin e videove promocionale, korporative, dokumentare dhe intervistave
  • Storytelling, ritëm montazhi dhe ndërtim të narrativës vizuale
  • Color correction dhe color grading
  • Audio editing, miksim bazik dhe sinkronizim të zërit
  • Motion graphics dhe animacione 2D
  • Përgatitjen e videove për platforma të ndryshme (Instagram, TikTok, Facebook, YouTube, TV)
  • Organizimin dhe menaxhimin e materialeve video sipas standardeve profesionale
Përvojë dhe njohuri shtesë:
  • Përvojë në videografi dhe realizimin e xhirimeve
  • Njohuri të mira mbi kamerat profesionale, objektivat, ndriçimin dhe pajisjet audio
  • Eksperiencë në planifikimin dhe koordinimin e xhirimeve
  • Njohuri në fotografi konsiderohen përparësi
  • Përvojë në realizimin e projekteve me afate të shkurtra dhe volume të larta pune
Aftësi personale:
  • Mendim kreativ dhe sy për detaje
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe prioritizim të detyrave
  • Aftësi për të menaxhuar disa projekte njëkohësisht
  • Komunikim i mirë dhe bashkëpunim efektiv me ekipin kreativ dhe klientët
  • Përgjegjësi, iniciativë dhe orientim drejt cilësisë
Çfarë kërkojmë nga aplikantët?
  • Minimumi 2 vite përvojë relevante në video editim dhe/ose video produksion
  • Portfolio me punime të realizuara
  • CV të përditësuar
  • Gatishmëri për mësim të vazhdueshëm dhe zhvillim profesional
Si të aplikoni?

Dërgoni përmes butonit të mëposhtëm ose në email: info@ashagraphics.com 

CV-në tuaj
Portfolio ose link të punimeve
Kontaktin tuaj

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet