1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Pozita: Agjent i Shitjes me gjysëm orari | Lokacioni: Prishtinë, Kosovë

AME, me rreth 25 vite përvojë në treg, përfaqëson në Kosovë brendin TORK, lider global në produktet dhe shërbimet e higjienës profesionale. Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj, kompania është në kërkim të Agjentëve të Shitjes të orientuar drejt rezultateve.

PËRSHKRIMI I PUNËS PËR AGJENT TË SHITJES

Përgjegjësitë kryesore.

  • Promovon, shet dhe siguron porosi nga klientët ekzistues dhe të rinjë.
  • Demonstron dhe prezanton produktet për klientët ekzistues dhe potencialë, duke i ndihmuar në përzgjedhjen e zgjidhjeve më të përshtatshme për nevojat e tyre.

Detyrat kryesore

  • Krijon, zhvillon dhe mirëmban marrëdhënie biznesi me klientët ekzistues dhe të ardhshëm.
  • Kryen vizita personale, thirrje telefonike dhe prezantime për klientët ekzistues dhe potencialë.
  • Hulumton mundësi të reja për zgjerim të bazës së klientëve dhe mbledh informacione për të vlerësuar potencialin e tyre.
  • Identifikon përparësitë konkurruese dhe krahason produktet dhe shërbimet e kompanisë me ato të tregut.
  • Qëndron vazhdimisht i informuar për kërkesat e tregut, përdorimin e produkteve, shërbimet teknike, aktivitetet konkurruese, reklamat dhe trendet promovuese.

Paga Mujore: Konkurruese dhe e bazuar në arritje te objektivave te shitjes.

Orari i Punes: 4 orë në ditë apo me gjysëm orari, nga dita e Hënë deri te Premten.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara

  • Përparësi përvoja në sektorin e shitjes.
  • Mosha e preferuar nën 30 vjeç.
  • I orientuar në rezultate dhe i aftë për të punuar në mënyrë të pavarur, dhe në ekip.
  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit verbal dhe me shkrim.
  • Aftësi në përdorimin e Microsoft Office.
  • Patentë shoferi të vlefshme.

Aplikimi: Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë CV-në në adresën elektronike ame.tork.ks@gmail.com jo më vonë se data 15 Korrik 2026.

Subjekti i email-it: Aplikim për pozitën Agjent i Shitjes, Prishtinë

Vetëm kandidatët që kalojnë fazën e selektimit do të kontaktohen.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet