KosovaJob
Albimi LTD E re

Asistent/e Ligjor/e dhe për Burime Njerëzore, Zyrtar për Financa

Lokacioni Gjilan Orari Full Time Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet Skadon më 27 nëntor 2026
	 	 

BËHU PJESË E PILOT BIKE – NDËRTO KARRIERËN TËNDE ME NE

Albimi LTD SH.P.K., kompania prodhuese pas brendit të njohur PILOT BIKE, po zgjerohet dhe po kërkon kandidatë energjik, ambicioz dhe të orientuar drejt rezultateve për t’iu bashkuar ekipit tonë në Gjilan.

POZITA NR. 1: ASISTENT/E LIGJOR/E DHE PËR BURIME NJERËZORE 

POZITA NR. 2: ZYRTAR/E PËR FINANCA

Lokacioni: Gjilan
Orari: I plotë
Numri i pozitave: 2

ÇFARË KËRKOJMË?

  • Diplomë universitare në Fakultetin Juridik dhe/apo në Fakultetin Ekonomik (për pozitën nr. 1) ;
  • Diplomë universitare në Fakultetin Ekonomik, preferohet drejtimi Banka dhe Financa(për pozitën nr. 2);
  • Të paktën 1 vit përvojë pune profesionale;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe organizative;
  • Njohuri të mira në përdorimin e programeve kompjuterike;
  • Njohuri të gjuhës angleze.

Përgjegjësitë kryesore për Pozitën nr. 1 përfshijnë:

  • Ofrimi i mbështetjes administrative dhe juridike në komunikimin me institucionet, përcjelljen e procedurave ligjore, përmbarimore dhe kontesteve gjyqësore.
  • Asistimi në hartimin, shqyrtimin dhe administrimin e kontratave, akteve juridike, shkresave zyrtare dhe dokumentacionit tjetër të kompanisë.
  • Mbështetja në administrimin e proceseve të burimeve njerëzore, përfshirë kontratat e punës, rekrutimin, dosjet e punonjësve, evidencat e vijueshmërisë dhe dokumentacionin lidhur me marrëdhëniet e punës.
  • Asistimi në përgatitjen e vendimeve dhe dokumenteve disiplinore, përcjelljen e zbatimit të legjislacionit të punës dhe procedurave të brendshme, si dhe koordinimin e vlerësimit të performancës dhe zhvillimit profesional të punonjësve.

Përgjegjësitë kryesore për Pozitën nr. 2 përfshijnë:

  • Përgatitja e raporteve financiare javore, mujore dhe vjetore;
  • Hartimi dhe monitorimi i projeksioneve financiare;
  • Regjistrimi dhe mirëmbajtja e të dhënave financiare në sistem;
  • Asistimi në përgatitjen dhe dorëzimin e raporteve tatimore dhe financiare.

ÇFARË FITON DUKE U BËRË PJESË E EKIPIT TONË?

  • Kontratë të rregullt pune;
    Pagë konkurruese + mundësi për bonuse bazuar në performancë;
  • Avancim në karrierë;
  • Trajnime dhe zhvillim profesional;
  • Ambient profesional, dinamik dhe bashkëpunues;
  • Përfshirje në projekte të reja dhe inovative;
    Mundësi për të qenë pjesë e një brendi të prodhuar në Kosovë dhe të orientuar drejt tregjeve ndërkombëtare.

SI TË APLIKOSH?

Dërgo CV-në tënde në:

doruntina@albimi.com 

Në subjekt specifikoni qartë pozitën për të cilën aplikoni.

Aplikimi mund të bëhet edhe fizikisht në zyrat e kompanisë:

Albimi LTD SH.P.K., Rr. “Lidhja e Prizrenit”, p.nr., 60000 Gjilan

Afati i fundit për aplikim: 27.11.2026.

Afati: 27 nëntor 2026 · edhe 17 ditë
Albimi LTD
Ndërtimtari & Patundshmëri
0Ndjekës
1Shpallje aktive
Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Skadon 27/11/26 (17 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Gjilan