Koordinator/e i Ekipeve të Montimit në Terren
Rreth pozitës
ALBED sh.p.k. është kompani lider në prodhimin e mobilieve dhe kërkon një Koordinator/e të Ekipeve të Montimit në Teren. Kandidati/ja do të jetë përgjegjës/e për planifikimin e montimeve, organizimin e ekipeve dhe kontrollin e punës së tyre në teren, që çdo porosi të montohet në kohë dhe me cilësinë e ALBED.
Detyrat kryesore
- Planifikimi ditor dhe javor i montimeve dhe ndarja e ekipeve sipas porosive, lokacionit dhe afateve.
- Koordinimi me prodhimin dhe magazinën që porosia të jetë e kompletuar dhe e ngarkuar në kohë.
- Vizita dhe kontrolle në teren për cilësinë e montimit dhe respektimin e standardeve.
- Ndjekja e produktivitetit të ekipeve dhe raportimi i rregullt te menaxhmenti.
Kërkesat
- Aftësi të shkëlqyera organizative dhe planifikimi.
- Aftësi udhëheqëse: të organizojë, të kontrollojë dhe të motivojë ekipet.
- Komunikim i mirë dhe korrekt me klientët.
- Patentë shoferi, kategoria B.
- Fleksibilitet dhe gatishmëri për lëvizje në teren.
Çfarë ofrojmë
- Pagë konkurruese.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim brenda kompanisë.
- Ambient pune dinamik dhe bashkëpunues.
Si të aplikoni
Për informata: 045 504 773 · Afati: deri më 15 nëntor 2026

