Stomatolog/e, Asistent/e i/e Stomatologjisë, Teknik/e i/e Radiologjisë, Recepsionist/e, Social Media Manager / Fotograf/e, Mirëmbajtës/e dhe Shërbim
WE ARE HIRING | ACE GROUP CLINIC
Bëhu pjesë e ekipit të ACE Group Clinic!
ACE Group Clinic, një klinikë moderne stomatologjike me lokacion në Arbëri, Prishtinë, është në fazën e zgjerimit të ekipit dhe kërkon profesionistë të përkushtuar, të përgjegjshëm dhe të motivuar për t’iu bashkuar vizionit tonë.
Ne besojmë se cilësia e shërbimit fillon me njerëzit. Prandaj, kërkojmë individë që vlerësojnë profesionalizmin, bashkëpunimin, përkushtimin dhe kujdesin ndaj pacientëve.
POZITAT E HAPURA
1. Stomatolog/e
- Licencë valide për ushtrimin e profesionit.
- Minimum 2 vite përvojë profesionale.
- Aftësi të mira komunikimi dhe qasje profesionale ndaj pacientëve.
- Përkushtim ndaj cilësisë dhe standardeve bashkëkohore stomatologjike.
2. Asistent/e e Stomatologjisë
- Përgjegjësi dhe profesionalizëm në punë.
- Aftësi për organizimin dhe asistimin gjatë procedurave stomatologjike.
- Aftësi për punë ekipore dhe komunikim të mirë.
- Përkushtim ndaj higjienës dhe standardeve të punës.
3. Teknik/e i/e Radiologjisë
- Diplomë përkatëse profesionale.
- Licencë valide.
- Përgjegjësi në përdorimin e pajisjeve dhe realizimin e ekzaminimeve radiologjike.
4. Recepsionist/e
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe organizimi.
- Njohuri të mira kompjuterike.
- Aftësi për menaxhimin e termineve dhe komunikimin me pacientët.
- Njohja e gjuhëve të huaja përbën përparësi.
5. Social Media Manager / Fotograf/e
- Kreativitet dhe aftësi të zhvilluara në fotografi.
- Përvojë në krijimin e përmbajtjeve digjitale.
- Aftësi në fotografim, video-produksion dhe editim.
- Njohuri në menaxhimin e rrjeteve sociale dhe zhvillimin e strategjive të komunikimit digjital.
6. Mirëmbajtës/e dhe Shërbim
- Përgjegjësi për mirëmbajtjen e higjienës dhe pastërtisë së klinikës.
- Kujdes ndaj ambienteve dhe hapësirave të përbashkëta.
- Përgjegjësi, korrektësi dhe përkushtim në punë.
ÇFARË OFROJMË?
- Ambient modern dhe kushte profesionale pune.
- Kulturë bashkëpunimi dhe respekt të ndërsjellë.
- Mundësi për zhvillim dhe avancim profesional.
- Pjesëmarrje në një ekip dinamik me standarde të larta shërbimi.
- Mundësi për të kontribuar në zhvillimin e një institucioni me vizion afatgjatë.
SI TË APLIKONI?
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre përmes:
Email: info@acegroupclinic.com
Telefon & WhatsApp: +383 43 800 020
Lokacioni: ACE Group Clinic, Arbëri, Prishtinë, Kosovë.
Afati i fundit për aplikim: 20.12.2026
Bëhuni pjesë e një ekipi që synon të vendosë standarde të reja në kujdesin stomatologjik.
ACE GROUP CLINIC – Excellence in Dental Care.