Stomatolog/e, Asistente e Stomatologjisë, Teknike e Radiologjisë, Recepsioniste, Social Media Manager / Fotografe, Mirëmbajtëse dhe Shërbim
ACE GROUP CLINIC IS HIRING!
BASHKOHU ME EKIPIN TONË!
ACE GROUP CLINIC shpall konkurs për plotësimin e vendeve të lira të punës në këto pozita:
POZITAT E HAPURA
1. Stomatolog/e
- Diplomë përkatëse në stomatologji.
- Licencë valide për ushtrimin e profesionit.
- Minimum 2 vite përvojë pune.
- Përgjegjësi dhe përkushtim profesional.
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
2. Asistente e stomatologjisë (Femër)
- Përparësi kanë kandidatet me licencë.
- Përgjegjësi dhe korrektësi në punë.
- Aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip.
- Përkushtim ndaj pacientëve.
3. Teknike e radiologjisë (Femër)
- Diplomë përkatëse në radiologji.
- Licencë valide për ushtrimin e profesionit.
- Përgjegjësi dhe profesionalizëm në punë.
- Aftësi për punë ekipore.
4. Recepsioniste (Femër)
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi.
- Njohuri të punës me kompjuter.
- Organizim dhe korrektësi.
- Qasje profesionale ndaj pacientëve.
- Njohja e gjuhëve të huaja përbën përparësi.
5. Social Media Manager / Fotografe (Femër)
- Njohuri në menaxhimin e rrjeteve sociale.
- Aftësi në fotografi dhe krijim të përmbajtjes vizuale.
- Kreativitet dhe ndjenjë estetike.
- Njohuri në editimin e fotografive dhe videove.
- Përvojë në menaxhimin e profileve të bizneseve përbën përparësi.
6. Mirëmbajtëse dhe shërbim
- Përgjegjësi dhe përpikëri në punë.
- Kujdes për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e ambienteve të klinikës.
- Ofrimi i shërbimit dhe përkujdesjes sipas nevojave të klinikës.
- Seriozitet, korrektësi dhe gatishmëri për punë ekipore.
SI TË APLIKONI?
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në:
info@acegroupclinic.com
ACE GROUP CLINIC – Arbëri, Prishtinë
Afati i aplikimit: 20.12.2026
ACE GROUP CLINIC
Excellence in Every Smile.