Hotel Pinea

Kamarier/e, Banakier/e (15), Recepsioniste (6) - Durrës, Shqipëri

	 	 

Hotel  “PINEA”,  me  seli  në  adresën:  Tiranë,  Golem-Kavaje,  Republika  e  Shqipërisë, në përputhje me Statutin e Korporatës dhe duke u bazuar në vendimin e nxjerr nga Drejtori i Korporatës, më datë 30.08.2021, shpall ketë:

KONKURS

Hotel PINEA, është e specializuar në ofrimin e shërbimeve të hotelerisë, me një personel me provojë shumëvjeçare në ketë fushë. Gjithashtu “Hotel PINEA”, është hotel me 5 yje, dhe se i njëjti është investim i afaristit Kosovar si dhe investues të tjerë të huaj e që kanë vendosur të bëjnë një investim të tillë kaq të madh në bregdetin Shqiptar.

Me qëllim të avancimit dhe të rritjes së veprimtarisë, Hotel PINEA, tani është duke kërkuar staf mbështetës të kualifikuar dhe profesional për pozitat e punës si në vijim:

  1. Kamarier/e dhe Banakier/e (15 Pozita)

Detyrat e punës dhe përgjegjësitë:

  • Të kenë shkathtësi dhe entuziazëm, në kryerjen e detyrave të punës;
  • Sipas kërkesës së mbikëqyrësit kryen edhe punë të tjera që ndërlidhen me vendin e punës.

Shkathtësitë:

  • Të jetë i aftë dhe i gatshëm për punë.

Çka ofrojme ne:

  • Punësim afatgjatë, ku të punësuarit do të paisen mënjëherë me kontratë të punës;
  • Paga minimale 400.00 €uro si dhe shpenzimet tjera të qëndrimit në Shqipëri (duke përfshi shpenzimet e banimit dhe ushqimit)
  • Si dhe ambient të rehatshëm të punës etj.
  1. Recepsioniste në hotelit (6 Pozita)

Detyrat e punës dhe përgjegjësitë:

  • Kujdeset për mirëpritjen e mysafirëve;
  • Bënë organizimin dhe menaxhimit dhomave të hotelit;
  • Kujdeset për rehatinë e musafirëve dhënjën e ndihmës dhe këshillave për musafirët;

Shkathtësitë:

  • Të jetë i aftë dhe i gatshëm për punë.

Çka ofrojme ne:

  • Punësim afatgjatë, ku të punësuarit do të paisen mënjëherë me kontratë të punës;
  • Paga minimale 400.00€uro si dhe shpenzimet tjera të qëndrimit në Shqipëri (duke përfshi shpenzimet e banimit dhe ushqimit);
  • Si dhe ambient të rehatshëm të punës etj.

Informata shtesë:

  • Të gjithë të interesuarit për këto pozita mund të aplikojnë ku së bashku me Aplikacionin, të bashkëngjitni CV-në dhe dokumentet tjera mbështetëse, t’i dërgojnë përmes formës elektronike;
  • Aplikacionet mund të dorëzohen dhe në e-mail: hotelpinea@gmail.com në subject të ceket: Emri Mbiemri dhe Pozita në të cilën aplikoni;
  • Afati për aplikim do të jetë nga data 30 Gusht 2021 deri më 29 Shtator 2021, (30 ditë).
  • Vetëm kandidatët/et të cilët hyjnë në përzgjedhjen e ngushtë për intervistë do të ftohen.

Formulari i aplikimit: SHKARKO KETU

VËREJTJE: Të gjithë aplikuesit për pozitat e lartcekura vendin e tyre të punës do ta kenë në Republikën e Shqipërisë, përkatësishtë në adresën në të cilën gjendet Hotel PINEA, në Golem-Kavaje, Tiranë, Republika e Shqipërisë.

 

 

Shikime 1019
Kategoria Hoteleri
Skadon 3 ditë
Orari Full Time
Lokacioni
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC