Pallati i Rinisë

Zyrtar/e Kryesor/e Financiar/e dhe i/e Thesarit, Këshilltar/e i/e Përgjithshëm / Përgjithshme / Sekretar/e i/e Korporatës, Zyrtar/e për Auditim

	 	 

Në bazë të dispozitave të nenit 21 të Ligjit nr. 03/L-087 mbi Ndërmarrjet Publike, respektivisht dispozitave të nenit 13 të Ligjit nr. 04/L-111 si dhe Ligjit nr. 05/L-009 për Ndërmarrjet Publike, si edhe në bazë të nenit 23 dhe 26 të Statutit, Bordi i Drejtorëve i N.P.L. PALLATI I RINISË SH.A. me seli në Prishtinë, në mbledhjen e mbajtur me datë: 14.08.2021, mori vendim të RIPUBLIKOJË:

KONKURSIN

PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS

Titulli i pozitës: Zyrtar Kryesor Financiar dhe i Thesarit

  1. Kualifikimet dhe përgatitja profesionale:
  • Të posedojë diplomë universitare- Fakulteti ekonomik, nga Fusha e Financave/kontabilitet. (Ekonomist i diplomuar ose master në shkenca ekonomike);
  • Të posedojë përvojë profesionale mbi (5) pesë vite nga fusha e financave dhe kontabilitetit;
  • Të ketë shkathtësi kompjuterike, posaçërisht mbi sistemet e avancuara në fushën e financave/kontabilitetit;
  • Të plotësojë kushtet e kualifikimit sipas nenit 17.1 si dhe të plotësojë kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.2 pikat (d),(f),(j),(k),(l) të Ligjit nr. 03/L -087 të Ndërmarrjeve Publike dhe Plotësim Ndryshimit të LNP nr. 04/L-111 neni 13;
  • Njohja e gjuhës angleze (e dëshirueshme);
  1. Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

Zyrtari Kryesor Financiar dhe i Thesarit ka këto detyra dhe përgjegjësi:

  • Është përgjegjës për zbatimin e të gjitha dispozitave financiare dhe standardeve të kontabilitetit, ligjet e aplikueshme në Kosovë të cilat rregullojnë çështjet financiare dhe aktet normative të ndërmarrjes;
  • Organizon udhëheq dhe kontrollon punën e departamentit financiar;
  • Mban përgjegjësi për pagesën e obligimeve financiare në pajtim me rregulloret financiare;
  • Mban evidencë dhe dokumentacion të saktë për investimet dhe pagesat e ndërmarrjes;
  • Përcjell dispozitat financiare në fuqi dhe literaturën profesionale dhe mban përgjegjësi nëse nuk aplikohen ligjet në fuqi;
  • Kujdeset për pasurinë e ndërmarrjes, monitoron punën e komisioneve, kontrollon hyrje -daljet financiare në përgjithësi;
  • Përcjell gjendjen financiare në banka dhe bashkëpunon me institucionet bankare dhe organet tjera në interes të ndërmarrjes;
  • Përgatit llogaritë periodike dhe përfundimtare;
  • Është përgjegjës për përgatitjen e transfereve bankare përkatësisht pagesave me dokumentacion mbështetës dhe siguron KE-në se pagesa është në rregull;
  • Harton, zbaton dhe kontrollon zbatimin e proceduarave financiare nga vartësit;
  • Është përgjegjës të kontrollojë mbajtjen në rregull të arkivit të dokumentacionit të kontabilitetit dhe atij financiar;
  • Zhvillon dhe zbaton rregullat e brendshme të kontrollit si dhe udhëzimet dhe procedurat për aktivitete si administrimi i buxhetit, menaxhimi i pasurive dhe detyrimeve dhe mbajtja e llogarive;
  • Është përgjegjës për rregullsinë e proceseve në funksionin e kontabilitetit në kompani, përgatit dhe zbaton procedurat e kontabilitetit sipas ligjeve të aplikueshme në Kosovë, si dhe me kompetencë menaxhon resurset financiare të kompanisë brenda ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
  • Të përgatis të dhënat e ndërmarrjes për auditim;
  • Mbanë përgjegjësi për kryerjen e regjistrimeve dhe barazimeve të pasurisë së Ndërmarrjes;
  • Përgatit raportet periodike dhe vjetore të Ndërmarrjes për KE dhe Bordin e Drejtorëve.
  • Ushtron kujdes për ecurinë e shpenzimeve të Ndërmarrjes, pagesën e obligimeve Ligjore dhe afarizmin e Ndërmarrjes;
  • ZKFTH i raporton KE-së si dhe Bordit të Drejtorëve;
  • Kryen edhe punë të tjera, për të cilat autorizohet nga KE dhe Bordi i Drejtorëve.
  1. Informatë për procedurën e konkurimit

Aplikantët e interesuar për këtë vend pune duhet të bashkangjesin këto dokumente:

  • Formulari i aplikimit;
  • CV;
  • Letër motivimi;
  • Dëshmi mbi kualifikimin profesional;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës (Trusti pensional) dhe shkollimin;
  • Certifikatë që nuk është nën hetime (jo më e vjetër se gjashtë muaj);
  • Kopje e letërnjoftimit;
  • Deklarata nën betim;
  • Lista e dokumenteve të dorëzuara.

Të interesuarit mund t’i dorëzojnë aplikacionet e tyre me dokumentet tjera relevante në arkivin e N.P.L. PALLATI I RINISË SH.A. me seli në Prishtinë, Rr. Luan Haradinaj p.nr., Prishtinë, duke filluar nga data 26.08.2021 deri me datën 25.09.2021, çdo ditë pune prej orës 8:30 – 15:30, të adresuara për: “Bordin e Drejtorëve” të N.P.L. PALLATI I RINISË SH.A. me seli në Prishtinë.

Formulari për aplikim, Lista e Dokumenteve të dorëzuara dhe Deklarata nën betim, mund të shkarkohen nga web-faqja e N.P.L. PALLATI I RINISË SH.A. me seli në Prishtinë në www.pallatirinise.com ose mund të merren në zyret e Ndërmarrjes.


Në bazë të dispozitave të nenit 21 të Ligjit nr. 03/L-087 mbi Ndërmarrjet Publike, respektivisht dispozitave të nenit 13 të Ligjit nr. 04/L-111 si dhe Ligjit nr. 05/L-009 për Ndërmarrjet Publike, si edhe në bazë të nenit 23 dhe 26 të Statutit, Bordi i Drejtorëve i N.P.L. PALLATI I RINISË SH.A. me seli në Prishtinë, në mbledhjen e mbajtur me datë: 14.08.2021, mori vendim të RIPUBLIKOJË:

KONKURSIN

PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS

Titulli i pozitës: Këshilltar i Përgjithshëm/Sekretar i Korporatës

  1. Kualifikimet dhe përgatitja profesionale:

Të posedojë diplomë universitare -Fakulteti Juridik (jurist i diplomuar ose master në shkenca juridike);

  • Të posedojë së paku pesë (5) vite përvojë profesionale nga fusha e qeverisjes korporative ose tё drejtёs sё shoqërive tregtare;
  • Të plotësojë kushtet e kualifikimit sipas nenit 17.1 si dhe të plotësojë kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.2 pikat (d),(f),(j),(k),(l) të Ligjit nr. 03/L -087 të Ndërmarrjeve Publike dhe Plotësim Ndryshimit të LNP nr. 04/L-111 neni 13;
  • Të posedojë njohuri të punës me kompjuter;
  • Provimi i jurisprudencës;
  • Njohja e gjuhës angleze (e dëshirueshme);
  1. Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

Këshilltari i Përgjithshëm/Sekretari i Korporatës ka këto detyra dhe përgjegjësi:

  • Shërben si sekretar i Bordit të Drejtorëve dhe është pikë qendrore e Komunikimit me Komisionin Komunal tё Aksionarëve mbi funksionimin e Ndërmarrjes;
  • Tё sigurojë përcjelljen e procedurave nga Bordi, ku bëjnë pjesë organizimi i takimeve tё Bordit, komiteteve të Bordit dhe aksionarëve dhe në bashkëpunim me Kryesuesin e Bordit bënë përgatitjen dhe shpërndarjen e rendit të ditës;
  • Tё mbajë procesverbalin e takimeve dhe t’i shpërndajë ato tek drejtorët dhe Komisioni Komunal i Aksionarëve;
  • Të mbajë procesverbalin e secilës mbledhje të Bordit të Drejtorëve dhe Komisionit të Auditimit (nëse nuk kërkohet ndryshe nga kryesuesi i tyre), dhe t’i regjistrojë ato në librin e protokollit;
  • Vepron si agjent i ndërmarrjes për pranimin e njoftimeve, të bëjë sigurimin e rrjedhjes sё mirё tё informatave brenda Bordit, komiteteve tё tij dhe nё mes tё Bordit dhe menaxherëve tё lartё tё Ndërmarrjes;
  • Këshillat dhe shërbimet e Sekretarit të Korporatës duhet të jenë në dispozicion të të gjithë drejtorëve të Bordit dhe duhet të sigurojë, që ato përputhen me procedurat e Bordit.
  • Mirëmban regjistrin e të dhënave të ndërmarrjes;
  • Përcjell ndryshimet ligjore, që kanë të bëjnë me ndërmarrjen duke informuar Bordin dhe menaxhmentin e kompanisë për ndryshimet si dhe përgatitë udhëzimet e nevojshme për menaxhmentin e kompanisë;
  • Kryen të gjitha arkivimet, publikimet dhe/ose zbulimet për autoritetet përkatëse, siç mund të kërkohet me Ligjin për ndërmarrjet publike ose nga statuti i ndërmarrjes;
  • Koordinon me KE përgatitjen e letrave (dokumenteve) për mbledhjet e Bordit të Drejtorëve;
  • Merret me çështjet tjera tё qeverisjes së ndërmarrjes sipas nevojës.
  1. Informatë për procedurën e konkurimit

Aplikantët e interesuar për këtë vend pune duhet të bashkangjesin këto dokumente:

  • Formulari i aplikimit;
  • CV;
  • Letër motivimi;
  • Dëshmi mbi kualifikimin profesional;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës (Trusti pensional) dhe shkollimin;
  • Certifikatë që nuk është nën hetime (jo më e vjetër se gjashtë muaj);
  • Kopje e letërnjoftimit;
  • Deklarata nën betim;
  • Lista e dokumenteve të dorëzuara.

Të interesuarit mund t’i dorëzojnë aplikacionet e tyre me dokumentet tjera relevante në arkivin e N.P.L. PALLATI I RINISË SH.A. me seli në Prishtinë, Rr. Luan Haradinaj p.nr., Prishtinë, duke filluar nga data 26.08.2021 deri me datën 25.09.2021, çdo ditë pune prej orës 8:30 – 15:30, të adresuara për: “Bordin e Drejtorëve” të N.P.L. PALLATI I RINISË SH.A. me seli në Prishtinë.

Formulari për aplikim, Lista e Dokumenteve të dorëzuara dhe Deklarata nën betim, mund të shkarkohen nga web-faqja e N.P.L. PALLATI I RINISË SH.A. me seli në Prishtinë në www.pallatirinise.com ose mund të merren në zyret e Ndërmarrjes.


Në bazë të dispozitave të nenit 21 të Ligjit nr. 03/L-087 mbi Ndërmarrjet Publike, respektivisht dispozitave të nenit 13 të Ligjit nr. 04/L-111 si dhe Ligjit nr. 05/L-009 për Ndërmarrjet Publike, si edhe në bazë të nenit 23 dhe 26 të Statutit, Bordi i Drejtorëve i N.P.L. PALLATI I RINISË SH.A. me seli në Prishtinë, në mbledhjen e mbajtur me datë: 14.08.2021, mori vendim të RIPUBLIKOJË:

KONKURSIN

PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS

Titulli i pozitës: Zyrtar/e për Auditim

  1. Kualifikimet dhe përgatitja profesionale:
  • Shkollimi Universitar Fakulteti Ekonomik nga Fusha e Financave/kontabilitetit (Ekonomist idiplomuar ose Master në shkencat ekonomike);
  • Përvoja e punës mbi pesë (5) vite në pozita menaxhuese të auditimit pas diplomimit;
  • Të jetë i licencuar për auditor (SCAAK, ACCA) apo të ngjashme;
  • Njohja e gjuhës angleze;
  • Njohja e mire e punë me kompjuter (MC Office).
  1. Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
  • Rregullisht shqyrton gjendjen financiare të ndërmarrjes, kërkesat e planifikuara financiare dhe përmes vërejtjeve apo sugjerimeve njofton Komisionin e Auditimit kur e konsideron të nevojshme.
  • Rregullisht e verifikon funksionimin e rregullt të kontrolleve të brendshme dhe nëse e konsideron të nevojshme njofton Komisionin e Auditimit përmes vërejtjeve apo sugjerimeve me shkrim.
  • Rregullisht verifikon përshtatshmërinë dhe funksionimin e rregullt të sistemeve dhe procedurave të punës të cilat kanë për qëllim të sigurojnë se librat dhe dokumentacioni i ndërmarrjes duke përfshirë dokumentacionin financiar mbahen në pajtim me standardet e kontabiliteti dhe ligjet ne fuqi. Kujdes të veçante ushtron që projekt – deklaratat financiare vjetore të përgatitet në mënyre të rregullt dhe lidhur me ketë ti raportoj Komisionit të Auditimit kur e konsideron të nevojshëm.
  • Verifikon përshtatshmërinë dhe funksionimin e rregullt të sistemeve dhe procedurave të cilat garantojnë se ndërmarrja zbaton standardet dhe ligjet e aplikueshme në Kosovë gjatë ushtrimit të veprimtarisë së saj.
  • Kryen vlerësim të pavarur të efikasitetit të politikave, procedurave dhe standardeve përmes të cilave bëhet menaxhimi i resurseve financiare, fizike dhe informative të ndërmarrjes.
  • Përcakton llojin dhe tekniken e audtitimit të brendshme për secilin rast konkret duke u bazuar në ligjet pozitive, aktet normative praktiken e mire dhe njohurit profesionale.
  • Koordinon mënyrën e bashkëpunimit me auditorët e jashtëm dhe kujdeset që palët të jenë në dijeni, siguron dokumentacionin e nevojshëm dhe raporton për fushat gjegjëse, financiare dhe te prokurimit por duke pasur për baze konfidencialitetin.
  • Propozon masat qe duhet të ndermirën nga ndërmarrja për ngritjen e efikasitete dhe zbatimit të rregullave gjatë ushtrimit të veprimtarisë së saj.
  • Zbaton të gjitha rregullat dhe standardet të cilat kanë të bëjnë me auditimin e brendshme duke i raportuar KE-së, Komisionit të Auditimit dhe Bordit të Drejtorëve.
  • Duhet të demonstroj integritet personal dhe profesional duke bashkëpunuar memenaxhmentin, Komisioni e Auditimit dhe KE-në.
  • Kryen edhe punë të tjera për të cilat kërkohet nga menaxhmenti dhe Komisioni i Auditmit.
  1. Informatë për procedurën e konkurimit

Aplikantët e interesuar për këtë vend pune duhet të bashkangjesin këto dokumente:

  • Formulari i aplikimit;
  • CV;
  • Letër motivimi;
  • Dëshmi mbi kualifikimin profesional;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës (Trusti pensional) dhe shkollimin;
  • Certifikatë që nuk është nën hetime (jo më e vjetër se gjashtë muaj);
  • Kopje e letërnjoftimit;
  • Deklarata nën betim;
  • Lista e dokumenteve të dorëzuara.

Të interesuarit mund t’i dorëzojnë aplikacionet e tyre me dokumentet tjera relevante në arkivin e N.P.L. PALLATI I RINISË SH.A. me seli në Prishtinë, Rr. Luan Haradinaj p.nr., Prishtinë, duke filluar nga data 26.08.2021 deri me datën 25.09.2021, çdo ditë pune prej orës 8:30 – 15:30, të adresuara për: “Bordin e Drejtorëve” të N.P.L. PALLATI I RINISË SH.A. me seli në Prishtinë.

Formulari për aplikim, Lista e Dokumenteve të dorëzuara dhe Deklarata nën betim, mund të shkarkohen nga web-faqja e N.P.L. PALLATI I RINISË SH.A. me seli në Prishtinë në www.pallatirinise.com ose mund të merren në zyret e Ndërmarrjes.

Shikime 6646
Kategoria Financa
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC