Albi Fashion Retail

Asistent/e i/e Shitjes (10)

	 	 

BËHU PJESË E EKIPIT TONË!

Albi FashionRetail si pjesë e Albi Group, për të plotësuar nevojat e veta për dyqanet në Albi Mall në Prishtinë, kërkon kandidatë të motivuar, kreativ, të pasionuar ndaj modës dhe të interesuar për të zhvilluar karrierën në një ambient dinamik ndërkombëtar të aplikojnë për vendin e punës si:

Asistent/e i/e Shitjes (10 pozita)

Vendi i punës: Albi Mall, Prishtinë

Përgjegjësitë dhe Detyrat:

  • Asiston në ofrimin shërbimeve ndaj klientëve në dyqan, duke i përshëndetur, u përgjigjur në pyetje, duke ofruar ndihmë dhe sugjerimi të artikujve, dhënia e opinioneve si dhe dhënia e informatave mbi produktin;
  • Kupton dhe shpreh interesim për nevojat e konsumatorëve;
  • Këshillon konsumatorët në përputhje me kërkesat e tyre;
  • Kujdeset që të gjitha veshjet dhe aksesorët të jenë të gatshëm për ekspozim në dyqan (vendosja e alarmeve, kategorizimi, palosja, etj.);
  • Përkujdeset për vendosjen dhe rregullimin e artikujve në vendet përkatëse sipas udhëzimeve të menaxherit apo merchandiserit,
  • Kryen pagesa në arke sipas nevojës.

Kualifikimet:

  • Se paku diplomë e shkollës së mesme;
  • Të ketë përvojë pune relevante;
  • Njohja e gjuhës angleze është përparësi;
  • Të jetë metodik dhe i/e organizuar,
  • Të jetë fleksibil dhe i/e shpejt në zgjidhjen e problemeve,
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikimi.

Ne ofrojmë:

  • Orar fleksibil të punës,
  • Ambient dinamik të punës me fuqinë e një kompanie lidere fushën e Retail
  • Mundësi reale të zhvillimit profesional, dhe
  • Pagë konkurruese.

Për të aplikuar, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese në e-mail adresën hr@albicenter.com duke shënuar në subjekt pozicionin për të cilin aplikonin jo më vonë se deri më datën 15.09.2021

Duke ju falënderuar paraprakisht për aplikimin tuaj, ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

Shikime 1835
Kategoria Shitje
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC