TOKA

Thirrje e hapur për trajnime FALAS për Menaxher/e të Rrjeteve Sociale dhe Programer/e për Uebfaqe

	 	 

Thirrje e hapur për trajnime FALAS për Menaxher/e të Rrjeteve Sociale dhe Programer/e për Uebfaqe

Programi ofron mundësi të bëheni pjesë e një trajnimi rajonal dhe të kryeni punë praktike me punëdhënës prestigjioz. 

Vendet janë të limituara në 50 pjesëmarrës, dhe do të ofrohen sipas rendit të aplikimit (“first come, first served”)* kështu që nxitoni APLIKONI!

Kush mund të aplikojë?

Për të aplikuar, personat e interesuar duhet t'i përmbushin kushtet e mëposhtme:

  • Të jenë mes moshës 17-24 (A. Kursi për Menaxher/e të Rrjeteve Sociale) ose 17-30 (B. Programer/e për Uebfaqe)
  • Të kenë të përfunduar së paku shkollën fillore (A. Kursi për Menaxher/e të Rrjeteve Sociale) ose shkollën e mesme (Programer/e për Uebfaqe)
  • Të kenë njohuri të mira të gjuhës Angleze;
  • Të jenë të motivuar të ndjekin kursin për 6 muaj.

Përparësi do të kenë të rinjët që janë të disavantazhuar për shkak të rrethanave socio-ekonomike, gjinore, etnike, gjeografike, etj.

Për të aplikuar klikoni linkun:
http://www.toka-ks.org/Al/news/754/cka-eshte-hero/

Kjo Thirrje është e hapur nga 15 gusht 2021 deri më 26 shtator 2021 në ora 17:00. Çdo aplikim i pranuar pas këtij afati do të refuzohet. 

*Parimi "first come, first served" vlenë vetëm nëse aplikuesi/ja i përmbushë të gjitha kriteret e përzgjedhjes dhe respekton rregullat e procesit të rekrutimit (video, intervistat,  kontrata).

Shikime 6836
Kategoria Të tjera
Skadon 2 ditë
Orari
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC