TOP Football

Trajnerë të Futbollit (2), Vozitës, Ndihmës Trajnerë të Futbollit (3)

	 	 

Konkurs Pune

Trajnerë të Futbollit (2), Vozitës, Ndihmës Trajnerë të Futbollit (3)

Thirrje për 2 Trajnerë të futbollit

TOP Football ka shënuar rritje dhe është duke vazhduar zhvillimin krahas planifikimit, me këtë rast shpall konkurs për 2 trajnerë me qëllim të zgjerimit të kapaciteteve profesionale krahas nevojës.

Kushtet për trajner të futbollit

Të ketë së paku një nga kualifikimet e shënuara më poshtë:

  • Të ketë të kryer studimet themelore ose të jetë duke ndjekur vitin e fundit të studimit në edukim fizik;
  • Të ketë të kryer shkollimin profesional të futbollit-trajner i futbollit ose të ketë përvojë të punës si trajner ose mësimdhënës;
  • Të ketë arritje në futboll ose në studime si: të jetë ish-futbollist, ose student i vitit, ose të ketë notë mesatare jo më pak se 8 në liçencën C të organizuar nga FFK.

Të gjithë të interesuarit për t`u bërë Trajner në TOP Football mund të marrin informata shtesë duke telefonuaar në + 383 44 159948, ose mund të konkurojnë për Trajner duke dërguar CV në:  v.qarri@topsporteducation.eu apo në Facebook: @TOPFootball.Kosovo


Thirrje për 1 Vozitës:

TOP Football shpall konkurs për 1 vozitës I cili do të jenë përgjegjës kryesisht  për transportin e futbollistëve të grupmoshave të reja nga pika të caktuara të qytetit në TOP Football, dhe anasjelltas.

Detyrat kryesore të vozitësit dhe përgjegjësitë:

  • Të jetë i kujdesshëm e i vëmendshëm gjatë transportit të futbollistëve, duke zbatuar rregullat e komunikacionit.
  • Të jetë përgjegjës për mbarëvajtjen e rregullt të transportit.
  • Të respketoj orarin e punës, vijën e ngasjes dhe çdo kërkesë tjetër të TOP.

Kushtet dhe shkathtësitë profesionale:

  • Të ketë patentë shofer të vlefshëm të kategorisë B;
  • Të ketë përvojë të punës si vozitës.

Të gjithë të interesuarit për t`u bërë Vozitës në TOP Football mund të marrin informata shtesë në + 383 49 505001 ose në facebook: @TOPFootball.Kosovo, apo të aplikojnë duke dërguar CV në: v.qarri@topsporteducation.eu


Thirrje për 3 Ndihmës Trajnerë të Futbollit

Ftohen studentët e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe të Sportit të të gjitha universiteteve në vend si dhe futbollistët që e kanë përfunduar karrierën e tyre si futbollist  të konkurojnë për Punë Praktike ne rol: Ndihmës trajnerë të futbollit.

Të drejtë konkurimi kanë:

  • Studentët e vitit të tretë dhe të katërt të studimit të nivelit Bachelor, BA;
  • Studentët që janë duke ndjekur studimet në nivelin Master, MA;
  • Futbollistët që e kanë përfunduar karrierën si futbollist.

Të gjithë të interesuarit për t`u bërë Ndihmës Trajnerë në TOP Football mund të konkurojnë për Trajner duke dërguar CV në: v.qarri@topsporteducation.eu apo në Facebook: @TOPFootball.Kosovo.

Puna Praktikë do të zgjatë një muaj, me gjysmë orari, pa pagesë. Praktikantët që arrijnë të tregojnë rezultate të kënaqshme gjatë punës praktike, do të ju ofrohet kontratë e punës.

  1. Te gjithë praktikantët që e përfundojnë punën praktike me sukses, do të pranojnë çertifikatë. Çertifikata njihet dhe pranohet në FEFS, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” në kuadër të programit të studimit, në kuadër të punës praktike.

Konkursi mbetet i hapur deri në plotësimin e vendeve të punës.

Shikime 2927
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC