SOS Fshatrat e Fëmijëve

Thirrje për Shërbime të Supervizionit

	 	 

THIRRJE PËR SHËRBIME TË SUPERVIZIONIT

SOS Fshatrat e Fëmijëve është i interesuar për sherbimin e seancave per supervizion për punonjësit e organizatës.  Me qëllim që të ngritet kujdesi ndaj stafit, mbrojtjes nga djegja profesionale, ngritjes së bashkpunimi ndërkolegial dhe motivimi për punë  të cilat do të ndikojnë në  ngritjen e performancës në punë e të përfitojnë përfituesit tanë ne thërrasim individët profesionistë të aplikojnë për ofrimin e shërbimeve të supervizionit.

Prandaj, jemi duke kërkuar për profesionistë (Psikolog apo Psikiatër me edukim superior) në mbajtje të supervisionit për angazhim për këto grupe:   

  • Supervision për SOS Nënat dhe SOS Tezet nga SOS Familjet pjesë e Kujdesit Alternative.
  • Supervision per staf psiko-pedagogjik ne gjuhen shqipe.
  • Supervision për staf psiko-pedagogik në projektin e Qendra Mbështetës për Femijë dhe  Familje.
  • Fushë Kosovë – Stafi psiko-pedagogjik.
  • Supervision për staf psiko-pedagogjik në gjuhën serbo-kroate në projektin e Fuqizimit të Familjes.

Kohëzgjatja e angazhimit është Shtator 2021- Shtator 2022.

Ofertuesit janë të mirëpritur të paraqesin propozimin e tyre për ‘Supervision” - në mënyrë elektronike në formatin PDF dhe në adresën elektronike info@soskosova.org  Kjo ofertë është e hapur për të gjithe individet që mund të ofrojnë shërbimet e kërkuara. Propozimi dhe të gjitha dokumentet plotësuese duhet të dorëzohen në gjuhën shqipe. Oferta financiare duhet të deklarohet në euro.

Afati i fundit për dorëzim:

Afati i fundit për aplikim është data 17 gusht 2021 deri në mesnatë. Kërkesa e dërguar pas afatit nuk do të merret në konsideratë.

Ju lutem shkarkoni Termat e Referencës për këtë angazhim duke klikuar këtu: Shkarko

Shikime 1244
Kategoria Administratë
Skadon Ka skaduar!
Orari Temporary
Lokacioni Gjithë Kosovën
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC