The HALO Trust

Deminere (F)

	 	 

KONKURS PËR PUNËSIM

Titulli:Deminer/e – Infermier/e

Lokacioni:Mbarë Kosovën

Orari:I plotë

The HALO Trust është organizata më e madhe humanitare ndërkombëtare e pastrimit të fushave të minuara dhe fushëbetejave, e cila operon në 26 vende dhe territore të botës dhe punëson 9,000 persona staf ndërkombëtarisht. Me projektin e themeluar në Kosovë më 1999, misioni i HALO-s është të mbrojë jetëra dhe të rivendosë jetesën për ata që preken nga minat tokësore dhe nën-municionet kasetore.

Kërkesat

Kandidatët për pozitën deminer/e – infermier/e duhet të jenë banorë të Republikës së Kosovës

  • Të jenë mbi moshën 18 vjeçare
  • Të kenë të kryer Shkollën e Mesme të Mjekësisë, ose Fakultetin e Infermierisë
  • Të jenë të licensuar nga Ministria e Shëndetësisë
  • Të kenë disponueshmëri për të punuar në tërë territorin e Kosovës

Të kenë disponueshmëri për të qëndruar në kamp nëse dhe kur është e nevojshme

Demineri/ja – Infermieri/ja është përgjegjës/e për pastrimin e minave dhe UXO-ve (mjeteve të pashpërthyera) në Kosovë, në përputhje me rregullat e HALO-s dhe standardet kombëtare të HALO-s në Kosovë. Ata/o janë përgjegjës/e të raportojnë çdo eventualitet tek Udhëheqësi i Ekipit apo tek Ndihmës Udhëheqesi i Ekipit. Poashtu duhet të jenë përgjegjës për gjendjen shëndetësore të stafit, si dhe të kujdesen për pajisjet mjekësore.

Detajet e aplikimit

Në pajtueshmëri me Ligjin për Barazi Gjinore Nr. 05/L-020, respektivisht neni 17, par. 1.4., HALO Trust inkurajon gjininë femërore, si gjini më pak të përfaqësuar brenda kompanisë tonë, që të aplikojë për këtë pozitë. Të gjithë mund të aplikojnë për pozitën, por ne u japim përparësi grave dhe anëtarëve të komuniteteve pakicë sipas Ligjit për Barazinë Gjinore, neni 6.

Dokumentet e kërkuara për aplikim janë:

  • CV
  • Kopje të letërnjoftimit
  • Dokumentin nga gjykata Themelore që nuk jeni nën hetime
  • Kopje të licensës së punës të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë
  • Kopje të diplomës së shkollimit përkatës

Për të aplikuar ju lutem dorëzoni dokumetet tuaja përmes e-mailit:   hr@halokosovo.org

Ose tek zyret e HALO-s, adresa: Rruga Pashko Vasa 26, Dardani (ish Piskotë), Gjakovë (nr.tel 048 492 770)

Afati i fundit për aplikim: 22 Gusht 2021, deri në mesnatë

Shikime 1546
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Gjithë Kosovën
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC