Kreativ Qeramika

Konsulent/e i/e Shitjes (2), Asistent/e në Departamentin e Administratës dhe Logjistikës (1)

	 	 

Konsulent/e i/e Shitjes (2)

PËRGJEGJËSITË:

  • Të arrijë ta kompletoj studimin e produkteve për një kohë jo shumë të gjatë.
  • Të ofroj shërbim profesional për konsumatorë individual, arkitektë, dizajnerë dhe projektues, në Showroom.
  • Të bashkëpunoj me stafin me energji pozitive, komunikim efikas, zgjidhje të shpejtë të problemeve dhe të demonstroj integritet të lartë.
  • Të zhvilloj dhe të implementojë kulturë në standardin më të lartë në Showroom.
  • Të bashkëpunoj me klientët potencial edhe jashtë Showroom-it, që të arrihen qëllimet e kompanisë.
  • Të ofroj servis të veçantë për secilin klientë, duke u siguruar që çdo kërkese e tyre të merret parasysh dhe të trajtohet me korrektësi e pasion.

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze.
  • Kandidatët të kenë diplomë universitare.

OFERTA:

  • Mbështetje me trajnime për zhvillim të vazhdueshëm profesional.
  • Mundësi për të punuar me ekip fantastik.
  • Mundësi për të punuar në një kompani me kulturë të madhe dhe që njeh vlerat e punëtorëve.
  • Orari nga e hëna deri të shtunën.
  • Pagesa konkuruese.

Asistent/e në Departamentin e Administratës dhe Logjistikës

Përshkrimi i pozicionit:

Asistenti në departamentin e logjistikës siguron zbatimin e procedurave lidhur me procesin e organizimit të logjistikës sipas rregullorës së kompanisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë në bashkëpunim me menaxhmentin e departamentit:

  • Mbikqyrja e të gjitha operacioneve zingjirore të furnizimit sipas rregullorës.
  • Mirëmbajtja e marrëdhënieve korrekte me furnizuesit dhe transportuesit.
  • Planifikimi i transportit në përputhje me të gjitha kërkesat e shërbimit në aspektin kohor dhe kualitativ.
  • Përgaditja korrekte e dokumentacioneve me furnizuesit, koordinimi me kompaninë e transportit për liferim dhe agjensitë doganore për kryerjen e procedurave të zhdoganimit të mallrave.
  • Asiston departamentin e shitjes për çdo kërkesë, që të arrihen qëllimet e kompanisë.
  • Koordinimi i aktiviteteve dhe operacioneve të zyrës për të siguruar efikasitet dhe pajtueshmëri me politikat e kompanisë.
  • Dorëzoni raporte në kohë dhe përgatitni prezantime apo propozime sipas kërkesës.

Ne kërkojmë:

  • 3+ vjet përvojë pune.
  • Aftësi shumë të mira organizative, koordinuese dhe menaxhuese.
  • Aftësi shumë të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën angleze.
  • Aftësi për të dhënë sugjerime dhe alternativa për zgjidhjen e problemeve dhe situatave.
  • Të jetë i/e besueshëm, i/e përgjegjshëm dhe të përmbushë detyrimet e punës.

Oferta:

  • Mundësi reale të zhvillimit profesional.
  • Mundësi për të punuar në një kompani me kulturë të madhe dhe që njeh vlerat e punëtorëve.
  • Ambient dinamik të punës.
  • Orari nga e hëna deri të shtunën.
  • Paga konkuruese.

Kandidatët mund të dërgojnë CV-në në: hr@kreativqeramika.com

Afati i aplikimit deri në datën 20 Gusht, 2021

 

Shikime 1952
Kategoria Shitje
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC