Ndërmarrja Publike Banesore (NPB)

Asfaltues (5)

	 	 

Në bazë të dispozitave të Nenit 8 të Ligjit të Punës, si dhe Udhëzimit Administrativ Nr.07/2017, Neni 4, Ndërmarrja Publike Banesore Sh.A në Prishtinë, shpall:

K O N K U R S

Për plotësimin e vendit të punës

Titulli: Asfaltues 5 (pesë) pozita

Nr. i referencës: NPB/AB/09.13   

Niveli i pagës:  7

Lloji i Pozitës: Punëtor

Orët e Punës: 40 orë në javë

Kohëzgjatja e kontratës:  Me kohë të caktuar 3 vite me mundësi vazhdimi, ( 6 muaj punë provuese)

Vendi i punës:Rr.”Zija Shemsiu” nr.22, Ulpianë- Prishtinë ( selia e Ndërmarrjes Publike Banesore)

I përgjigjet: Kryepunëtorit të terenit për Asfaltues dhe Udhëheqësit të Divizionit

Detyrat e përgjithshme

  • Është përgjegjës për realizimin e objektivave të caktuara nga Kryepunëtori i Grupit dhe Udhëheqësi i Divizionit që kanë të bëjnë me Divizionin për Interevenime Rrugore (më tutje DIRR);
  • Koordinon punët me punëtorët tjerë së bashku me Kryepunëtorin e Grupit në lidhje me kërkesat dhe nevojat për kryerjen e aktiviteteve të nevojshme që kanë të bëjnë me DIU-në;
  • Bashkëpunon ngushtë me Kryepunëtorin e Grupit për përmbushjen e objektivave të DIU-së;
  • Merr pjesë në mbledhjet e rregullta bashkë me kryepunëtorin e grupit dhe anëtarët e tjerë të grupit;

Detyrat dhe përgjegjësitë specifike

  • Kryen punët e Departamentit të Intervenimeve Urgjente në operimin e aktiviteteve të mirëmbajtjes së infrastrukturës rrugore që kërkohen nga udhëheqësi i Divizionit;
  • Është përgjegjës për të gjitha punimet të cilat i kryen grupi;
  • Është përgjegjës per mbarëvajtjen e të gjithë procesit të punës së grupit;
  • Bën evidentimine e gropave në rrugë dhe trotuare, prerjen dhe pastrimin e gropave, spërkatjen me emulsion të gropave, mbushejn me asfalt, ngjeshjen e asfaltit, rrafshimin e rrugëve dhe trotuarëve me zhavor, shtrimin e kubëzave, pllakave, vendosjen e anësoreve prej betonit, shenjimin vertikal dhe horizontal të rrugëve, mirëmbajtjen e shenjave të komunikcionit etj.
  • Mban përgjegjësi për materialin e shpenzuar si dhe shpenzimet e materialit i shënon në dëshmitë përkatëse sipas dokumentacionit të NPB për punët të cilat i kryen;
  • Raporton për punët e kryera te kryepunëtori i grupit dhe udhëheqësi i Divizionit.

Detyrat dhe obligimet tjera shtesë:

  • Udhëheqësi i Divizioni mund t’a ngarkojë me detyra tjera sipas nevojës së NPB;
  • Në rast të mungesës së zyrtarëve tjerë me urdhër të menaxhmentit mund t’I zëvendësojë dhe të kryej detyrat tjera;
  • Kryen edhe detyra tjera që ndërlidhen me përshkrimin e detyrave të punes si dhe detyrave të ngarkuara nga menaxhmenti.

Kualifikimet:

  • Diplomë e shkollës së mesme;
  • Bartësi i vendit të punës duhet të dëshmojë së paku 2 vjet përvojë pune në lëminë e punëve ndërtimore nga të cilat së paku 1 vit punë në punë të asfaltit;
  • Patent shofer kategoria-B.

Aftësitë:

  • Njohje të shkëlqyer të materialeve dhe mjeteve të punës që kanë të bëjnë me punë në asfaltim;
  • Të ketë kujdes të shtuar dhe të respektojë normat për siguri në punë;
  • Shkathtësi për të punuar në grup, nën presion dhe të dëshmojë fleksibilitet në punë;
  • Të jetë i gatshëm të punojë natën dhe fundjavave;
  • Të jetë i gatshëm të punojë në të gjitha kushtet atmosferike;
  • Të jetë i gatshëm të qëndrojë në këmbë për periudha të gjata kohore;
  • Aftësi të punojë në ekip, të ketë vetëiniciativë dhe qasje konstruktive;
  • Shkathtësi të shkëlqyera komunikative, organizative dhe analitike;
  • Etikë në punë dhe integritet të lartë;
  • Shkathtësi për të punuar në grup, nën presion dhe të dëshmojë fleksibilitet në punë;

Kualifikimet e preferueshme:

  • Kurset dhe trajnimet tjetra gjate karrierës profesionale;
  • Preferohet diploma e shkollës së mesme profesionale në ndërtimtari;
  • Patentshofer në kategoritë tjera relevante për mjete transportuese dhe mjete të rënda të punës.

 

Procedura e Konkurrimit

Kandidatët e interesuar, formularin zyrtar mund ta marrin në zyret e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore apo ta shkarkojnë nga web faqja e internetit në adresën: www.npbanesore.com/shpalljet/mundesi-punesimi/ . Dokumentacionin mund ta paraqesin në kopje fizike në Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën: rr. Zija Shemsiu, nr. 22, Prishtinë, ose të aplikojnë përmes emailit zyrtar: burimet.njerezore@npbanesore.com apo përmes postës. Kandidatët të cilët konkurojnë duhet të shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontaktues si dhe email adresën. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në procedura të tjera të rekrutimit.

Dokumentet që duhet të bashkangjiten;

  • Aplikacioni i NPB-së;
  • CV/Resume;
  • Dëshmitë për kualifikimin së paku shkollimi i mesëm;
  • Dëshmitë për përvojën e punës;
  • Certifikatën që nuk jeni nën hetime nga Gjykata (jo më e vjetër se gjashtë muaj);
  • Kopjen e letërnjoftimit;

Shënim: Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda tri (3) ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të shqyrtohen. Kandidati/ja i/e përzgjedhur obligohet të sjellë certifikatën mjekësore para nënshkrimit të kontratës.

APLIKACIONET DHE DOKUMENTACIONI I PAKOMPLETUAR SIPAS KËRKESAVE TË PËRCAKTUARA NË KËTË SHPALLJE SI DHE ATO QË ARRIJNË PAS SKADIMIT TË AFATIT TË KONKURSIT, NUK DO TË SHQYRTOHEN.

Shpallja është e hapur që nga data 24.07.2021 deri më 07.08.2021

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në Divizionin e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore në nr. tel. : 038 553 311.

Shikime 803
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC