ITD Prishtinë

Inxhinier/e Shitjesh

	 	 

ITD Prishtinë Sh.P.K. ka filluar operimin në Kosovë nga viti 2003 dhe është pjesë e një prej grupeve më të mëdha në rajon. Është një ndër kompanitë më të mëdha dhe lider në teknologjinë e informacionit. ITD Prishtinë Sh.P.K. është Distributor i teknologjisë së informacionit duke patur në portofol brendet më të njohura ndërkombëtare si Cisco, Microsoft, Hewlett Packard, Dell, IBM, EMC, Lenovo, Asus, Acer etj, si dhe shumë kompanive të tjera prestigjioze globale.

ITD Prishtinë Sh.P.K., shpall konkurs për:

Inxhinier Shitjesh

Kualifikimi dhe kërkesat për vendin e punës:

  • Bachelor Degree në Shkenca Kompjuterike, si Inxhinieri Kompjuterike, Elektronike apo të ngjashme me to;
  • Njohuri të mira në Servera Storage;
  • Njohuri hyrëse në Project Management dhe ITIL

ose Njohuri të mira në Networking / Security;

  • Aftësi të mira organizative;
  • Aftësi të mira komunikuese;
  • Aftësi të mira të punes ne grup;
  • Ka aftesi te mira analitike dhe sintetizuese.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Të ofrojë këshillim dhe zgjidhje teknike për prezantimin tek klienti të produkteve specifike apo zgjidhje të kompanisë në fazat e shitjes;
  • Në bashkëpunim me stafin e shitjes të mbledhë kërkesat e klientëve dhe të përgatisë materiale sqaruese, dhe prezantuese, mbi produkte ekzistuese dhe të reja në interes të klientit apo të procesit të shitjeve;
  • Të shkruajë zgjidhjen e kërkuar sipas ekspertizës që disponon, në rast kërkese për ofertim;
  • Të suportojë ekipin e shitjes nëpërmjet takimeve në terren, prezantimeve, aktiviteteve marketing;
  • Të komunikojë në mënyrë të pavarur me vendorët, në situata ku nevojitet ndërhyrje e shpejtë për të organizuar prezantime me natyrë technical presales, me sa më pak ndërhyrje apo pa ndërmjetësimin e PM;
  • Të ofrojë suport pre dhe post sales (të natyrës informuese dhe këshilluese);
  • Është përgjegjës të përgatitet dhe të marrë certifikimet që kompania i ngarkon;
  • Të dizenjojë / krijojë specifikimet teknike për projekte, sipas nevojave dhe kërkesave të biznesit;
  • Të identifikojë mundësi të reja shitje me klientet ekzistentë apo ata të rinj;
  • Të bashkëpunojë ngushtë me klientët dhe të organizojë vizita frekuente me natyrë prezantim zgjidhjesh apo produktesh të reja që janë identifikuar me kohën, dhe janë përzgjedhur si produkte potenciale nëpërmjet analizave up-selling.

Kompania ITD Prishtinë, ofron këto kushte:

Përzgjedhje të kandidatëve profesional dhe në mënyrë meritore;

  • Orari i punës: orar i rregullt i punës;
  • Pagë konkurruese në treg;
  • 20 dite pushim vjetor në vit, përfshi të gjitha pushimet  tjera sipas legjislacionit në fuqi;
  • Transport të organizuar për punonjësit Prishtinë – Kompani;
  • Mundësi për zhvillim profesional.

Për të aplikuar për këtë pozitë pune, ju lutem dergoni CV- in, si  dhe dokumentacionin përkatës shtesë të cilat e dëshmojnë vërtetësinë e kualifikimit tuaj në e-mail adresën: humanresources@itd-ks.com.

 

 

Shikime 3111
Kategoria Shitje
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC