NewCo Ferronikeli Complex

Operator për makineri të rënda

	 	 

Ferronikeli Header

NJOFTIM PUNE

Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

NewCo Ferronikeli Complex L.L.C është pjesë e Balfin Group dhe operon në sektorin e Industrisë së Minierave.

Pozicioni:              Operator për makineri të rënda
Departamenti:       Departamenti i Prodhimit
Lokacioni:              Drenas, Kosovë

Përmbledhja e Pozicionit: Operatori për makineri të rënda sigurohet që të operojë në përputhje me standardet dhe rregulloret e kompanisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Operon me pajisje të rënda në përputhje me politikat dhe procedurat e sigurisë së kompanisë.
  • Kontrollon Makineritë e rënda (Lugën Ngarkuese etj.) sipas procedurave standarde të operimit
  • për të siguruar ngarkim efektiv të materialeve
  • Duhet te koordinohet dhe bashkëpunojë me sistemin rrugor gjatë transportit
  • Mbanë rrugët e hapura për qarkullim të makinerisë së rëndë duke i mirëmbajtur ato rreth shtregëve, gjithashtu kryen edhe punë tjera si gërmimi, ngarkimi, etj.
  • Operon sipas udhëzimeve të eprorëve, duke përfunduar çdo detyrë në mënyrë të sigurtë dhe efikase

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Të zotëroi diplomë të shkollës së mesme
  • Të ketë përvojë pune si operator në Makineri të rënda së paku 3 vitet e fundit, poashtu kategorinë përkatëse për operim me makineri të rënda
  • Të posedoi kategorinë “B” të vozitjes ( kategoria “C” e dëshiruar)
  • Njohuri për mirëmbajtje bazike të makinerisë së rëndë
  • Aftësi të mira komunikimi
  • Aftësi për t'u përshtatur në punën në grup

Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre së bashku me letër motivimi dhe dokumentet përcjellëse më së largu deri më 04/08/2021, në adresën e e-mailit hr@ferronikeli.com ose me postë në adresën: Rr. Besim Mala nr. 227, 13000 Gllogoc duke përcaktuar në subjekt pozicionin

“Operator për makineri të rënda”

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që do të përzgjedhen në listen e ngushtë do të kontaktohen.

Shikime 309
Kategoria Të tjera
Skadon 7 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Drenas
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC