SOS Fshatrat e Fëmijëve

Ftesë për Ofertë - Riparim i dritareve

	 	 

                                       FTESE PER OFERTE                                      

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve të braktisur dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.

SOS Fshatrat e Fëmijëve fton te gjitha kompanitë e specializuara për: Punë riparuese në SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë sipas specifikacionit ne vijim:

Riparim i dritareve:

  • Zëvendësimi i gomave
  • Zëvendësimi i dorezave
  • Zëvendësimi i mënteshave (bagllameve)

Në objektet e lartëcekura janë 150 dritare. Dritaret duhet të kontrollohen të gjitha dhe të riparohen vetëm ato të cilat kanë nevojë.

Ofertuesit së bashku me ofertën duhet të dërgojnë:

  • Çertifikatën e regjistrimit të biznesit/ NUI,
  • Oferta financiare e nënshkruar ose me llogo zyrtare
  • Çmimi të kuotohet në Euro , pa TVSH
  • Në ofertë duhet të përfshihet cmimi bashkë me material dhe punë të dorës ndarazi për:
  • Cmimi për 1 metër gjatësi për goma
  • Cmimi për 1 copë dorezë
  • Cmimi për 1 copë mënteshë
  • Dëshmi për përvojën e punës
  • Planin kohor për implementimin e projektit (ju lutem të cekni ditët e nevojshme për përfundimin e punës) .

E gjithë puna duhet të përfundojë brenda afatit kohorë prej 4 javëve që nga dita e nënshkrimit të kontratës.

Oferta duhet të jetë e vlefshme për 30 ditë nga data e mbylljes së Ftesës për Ofertë.

Kriteret sipas të cilës do të bëhet vlerësimi:

  • Plotësimi i specifikacionit sipas kërkesës;
  • Pas plotësimit të specifikacionit, çmimi më i lirë.

Kompanitë e interesuara janë të mirëseardhur të vizitojnë paraprakisht lokacionin, para se t‘a dërgojnë ofertën. Vizitën mund ta bëni cdo ditë pune prej orës 9:00-12:00, deri me datë: 28.07.2021 Për vizitë ju lutem lajmërohuni paraprakisht në këtë numër telefoni: 044/ 701-415 ose 038/ 516- 977.

Ofertat mund t‘i dërgoni në email adresën: procurement2@soskosova.org deri me datën 29.07.2021

Shikime 246
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari
Lokacioni Gjithë Kosovën
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC