Kosmonte Foods

Asistent/e për Menaxhim të Brendeve

	 	 

Ndërmarrja Importuese dhe Shpërndarëse “Kosmonte Foods Sh.p.k.”, me seli në: Rr. e Antenës, Harilaq, Fushë Kosovë, Tel: +383 (0) 38/733- 377 shpall konkurs për:

Asistent/e për Menaxhim të Brendeve

Detyrat: 

  • Komunikon me furnitorët, dërgon porosi të mallrave, organizon transportin si dhe bën kalkulimet e tyre;
  • Përcjellë në vazhdimësi shitjen e produkteve ekzistuese dhe me kohë kujdeset për shitjen e tyre;
  • Kontrollon në vazhdimësi gjendjen e stoqeve dhe lidhur me këtë i raporton personit përgjegjës;
  • Bën analizat periodike për shkallën e importeve dhe shitjeve të mallrave, si dhe harton raporte të ndryshme të shitjeve sipas kërkesave;
  • Krijon plane për plasimit të produkteve në treg, plane të shpërndarjes etj.
  • Komunikon me blerës për çfarëdo produkti të ri, ndryshim çmimi, njoftim aksionesh;
  • Ndihmon dhe udhëzon ekipën e shitjes për të gjitha çështjet me të cilat ballafaqohen ata;

Kualifikimet e kërkuara

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar shkollimin e lartë;
  • Të jenë të shkathët, fleksibil, komunikativ dhe këmbëngulës në arritjen e qëllimeve;
  • Të kenë aftesi të mira të menaxhimit të kohës, planifikimit dhe organizimit të punës;
  • Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe negociuese;
  • Njohje e shkëlqyer e gjuhës angleze;
  • Duhet të kenë njohuri bazike të tregut, artikujve dhe brendeve që dominojnë;
  • Të posedojnë patentë shofer të kategorise B;
  • Preferohet 1 vit përvojë pune në import dhe shitje.

Të gjithë kandidatët e interesuar, inkurajohen të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre përmes postes elektronike: apliko@kosmontefoods.com

Në subjekt duhet të shënohet Pozita për të cilën aplikoni.

Vetëm kandidatët potencial të përzgjedhur për plotësim pozite, do të kontaktohen për intervistë.

Konkursi mbetet i hapur deri me 25/07/2021.

Për më tepër informacione rreth Ndërmarrjes Kosmonte Foods, mund të kërkoni në website-in: www.kosmontefoods.com

Shikime 1338
Kategoria Menaxhment
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Fushë Kosovë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC