Komuna e Mitrovicës

Koordinator/e i/e punëve teknike në palestrën e sporteve

	 	 

Republika e Kosovës

Republika Kosova – Republic of Kosovo

Komuna e Mitrovicës së Jugut

Opština Južna Mitrovica – Municipality of Mitrovica South

Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore

Nr.01-111/01-0047507-2/21 datë 18.06.2021

Mitrovicë

Ne pajtim të nenit 68 paragrafi 1, nenit 79, 80, 81 dhe 82 të Ligjit nr. 06-L/114 për Zyrtarët Publikë, neni 8 paragrafi 1 dhe 2 dhe neni 10, nënparagrafi 2.1, i Ligjit nr.03/L-212 të Punës, si dhe nenit 4 dhe 5 të Udhëzimit Administrativ nr.07/2017 për Rregullimin e Procedurave për Themelimin e Marrëdhënies së Punës në Sektorin Publik, Komuna e Mitrovicës së Jugut shpall;

KONKURS

Njësia: Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport

Pozita: Koordinator i punëve teknike në palestrën e sporteve

Statusi i nëpunësit: Administrativ dhe Mbështetës

Numri i referencës: DKRS - 47507/2021

Paga: Koeficienti 5

Orari i punës: I plotë

Kohëzgjatja: Me afat të pacaktuar

Periudha provuese: 6 muaj

Qëllimi i vendit të punës: Mirëmbajtja dhe funksionimi i plotë i Palestrës Sportive

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përkujdeset për mirëmbajtjen dhe funksionimin e punëve teknike në palestër;
  • Koordinon dhe merr të gjitha masat e nevojshme për funksionimin e ndriçimit në objektin e palestrës;
  • Koordinon punët teknike me qëllim të realizimit të aktiviteteve sportive në palestër;
  • Përgatitë raport për gjendjën fizike të palestrës dhe e njofton Drejtorin e DKRS-së;
  • Kujdeset që në rast zjarri, institucioni të jetë në gatishmëri teknike;
  • Kryen edhe detyra tjera të caktuara nga mbikëqyrësi në përputhje me natyrën e punës dhe profesionin e tij.

Dokumentet e kërkuara: Diploma e shkollës së mesme e noterizuar, kopje e leternjoftimt, extrakti i lindjes, si dhe dëshmi nga gjykata se nuk jeni i denuar apo nën hetime.

Aftësitë / përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:Shkathtësi të mira komunikimi, të jetë në gjendje të punoj nën presion, të ketë etikë në punë dhe integritet të lartë pune, aftësi vendimmarrëse, raportuese dhe i gatshëm të marrë përgjegjësi.

Procedurat e konkurrimit: Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar, të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit dhe dispozitat e kërkuara të Ligjit nr. 06-L/114 për Zyrtarët Publikë, Ligjit nr.03/L-212 të Punës, si dhe dispozitat e tjera në fuqi.

Paraqitja e kërkesave:

Informata të përgjithshme: Aplikacionet merrën dhe dorëzohen me dokumente të kompletuara në Zyrën nr.10 në Komunën e Mitrovicës. Data e njoftimit në vebfaqen; konkursi.rks-gov.net është prej dt; 18.06.2021 deri me dt;17.07.2021, ndërsa afati i aplikimit është nga data; 19.07.2021 deri me datën; 02.08.2021. Përveq veb faqes unuike të procedurave të konkurimit, konkursi publikohet edhe në ueb-faqe zyrtare të Komunës https://kk.rks-gov.net/mitroviceejugut/ Dokumentet e dërguara pas afatit dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohën nga Komisioni.

Shikime 179
Kategoria Të tjera
Skadon 5 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Mitrovicë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC