Komuna e Mitrovicës

Mirëmbajtës/e në Qendrën e Kulturës

	 	 

Republika e Kosovës

Republika Kosova – Republic of Kosovo

Komuna e Mitrovicës së Jugut

Opština Južna Mitrovica – Municipality of Mitrovica South

Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore

Nr.01-111/01-0045260-2/21 datë 18.06.2021

Mitrovicë

Ne pajtim të nenit 68 paragrafi 1, nenit 79, 80, 81 dhe 82 të Ligjit nr. 06-L/114 për Zyrtarët Publikë, neni 8 paragrafi 1 dhe 2 dhe neni 10, nënparagrafi 2.1, i Ligjit nr.03/L-212 të Punës, si dhe nenit 4 dhe 5 të Udhëzimit Administrativ nr.07/2017 për Rregullimin e Procedurave për Themelimin e Marrëdhënies së Punës në Sektorin Publik, Komuna e Mitrovicës së Jugut shpall;

KONKURS

Njësia: Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport

Pozita: Mirëmbajtës në Qendrën e Kulturës

Statusi i nëpunësit: Administrativ dhe Mbështetës

Numri i referencës: DKRS - 45260/2021

Paga: Koeficienti 5

Orari i punës: I plotë

Kohëzgjatja: Me afat të pacaktuar

Periudha provuese: 6 muaj

Qëllimi i vendit të punës: Mirëmbajtja dhe funksionimi i plotë i Qendrës së Kulturës

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përkujdeset për mirëmbajtjen dhe funksionimin e plotë në Qendrën e Kulturës;
  • Kujdeset dhe merr të gjitha masat e nevojshme për funksionimin e ndriçimit në objektin e qendrës së kulturës;
  • Kontrollon dhe mirëmban funksionimin e zërimit në objektin e qendrës si dhe merr pjesë në riparim në kuadër të mundësive;
  • Evidenton dhe raporton me kohë për të gjtiha defektet dhe prishtjet tjera në rrjetin e zërimit;
  • Kujdeset që në rast zjarri, institucioni të jetë në gatishmëri teknike;
  • Kryen edhe detyra tjera të caktuara nga mbikëqyrësi në përputhje me natyrën e punës dhe profesionin e tij.

Dokumentet e kërkuara: Diploma e shkollës së mesme e noterizuar, kopje e leternjoftimt, extrakti i lindjes, si dhe dëshmi nga gjykata se nuk jeni i denuar apo nën hetime.

Aftësitë / përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:Shkathtësi të mira komunikimi, të jetë në gjendje të punoj nën presion, të ketë etikë në punë dhe integritet të lartë pune, aftësi vendimmarrëse, raportuese dhe i gatshëm të marrë përgjegjësi.

 

Procedurat e konkurrimit: Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar, të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit dhe dispozitat e kërkuara të Ligjit nr. 06-L/114 për Zyrtarët Publikë, Ligjit nr.03/L-212 të Punës, si dhe dispozitat e tjera në fuqi.

Paraqitja e kërkesave:

Informata të përgjithshme: Aplikacionet merrën dhe dorëzohen me dokumente të kompletuara në Zyrën nr.10 në Komunën e Mitrovicës. Data e njoftimit në vebfaqen; konkursi.rks-gov.net është prej dt; 18.06.2021 deri me dt;17.07.2021, ndërsa afati i aplikimit është nga data 19.07.2021 deri me datën 02.08.2021. Përveq veb faqes unuike të procedurave të konkurimit, konkursi publikohet edhe në ueb-faqe zyrtare të Komunës https://kk.rks-gov.net/mitroviceejugut/ Dokumentet e dërguara pas afatit dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohën nga Komisioni.

Shikime 197
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Mitrovicë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC