Komuna e Gjilanit

Recepsionist/e

	 	 

Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore

Datë: 16.06.2021, Gjilan

Në bazë të nenit 79 dhe 80, të Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr. 06/L-114 dhe nenit 4 të Udhëzimit Administrativ Nr. 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Komuna e Gjilanit shpall:

SHPALLJE E REKRUTIMIT

Titulli i vendit të punësRecepsionist/e

Institucioni: Komuna e Gjilanit

Departamenti/ Drejtoria: Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport – Biblioteka e Qytetit

Lloji i pozitës: Nëpunës Administrativ dhe Mbështetës

Numri i pozitave: (1) një

Titulli i mbikëqyresit: Drejtori i Bibliotekës

Grada/Kofeficienti: 5

Lloji i emërimit: I KARRIERËS

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Komunikon me vizitorët e Bibliotekës së qytetit duke iu ofruar informata të kërkuara ldhur me veprimtarinë e bibliotekës
  • Udhëheqë evidencë ditore lidhur me lexuesit të cilët frekuentojnë bibliotekën Azhuron të dhënat, numrin e lexuesve duke i futur në kompjuter
  • Kujdeset për ambientin e bibliotekës dhe sjelljet e lexuesve Kujdeset për qetësinë dhe disiplinën në bibliotekë
  • Ruan çelësat e zyreve dhe sallave të leximit
  • Kryen punë teknike administrative për nevoja të bibliotekës
  • Pranon thirrjet telefonike dhe me të njëjtat e njofton personelin udhëheqës të bibliotekës.

Kualifikimi dhe shkathtësitë e kërkuara:

  • Shkolla e mesme; 1 vit përvojë pune
  • Të jetë i gatshëm të punoj nën presion;
  • Aftësi të mjaftueshme që herë pas herë të merret me disa çështje të cilat nuk janë paraparë me udhëzime, por që lidhen me nevojat e institucion;
  • Shkathtësi në komunikim, me stafin të të njëjtin nivel brenda institucionit; Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel);

Zbatohet periudha provuese në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajve konform nenit 70, paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 të LZP nr.06/L-114.

Çdo kandidat (aplikues) për pozitën e lartcekur duhet t’i kompletoj dhe dorëzoj dokumentacionin e domosdoshëm (fotokopje) si vijon:

  1. Dëshmi të kualifikimit shkollorë, fotokopje e noterizuar
  2. Dëshmi mbi përvojën e punës
  3. Dokumentin e identifikimit
  4. Çertifikatën se nuk është nën hetime dhe nuk është i dënuar për ndonjë vepër penale
  5. Çertifikatën mjekësore (Për shkak të minimizimit të shpenzimeve të kandidatëve pjesëmarrës në konkurs, në fund të procedurës rekrutuese e njëjta do të kërkohet vetëm nga kandidati më i suksesshëm)

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 16.07.2021 deri me 30.07.2021.

Paraqitja e kërkesave: Aplikacionet merren dhe të plotësuara dorëzohen në arkivin qendror të Komunës së Gjilanit, përkatësisht në Qendrën për Shërbim të Qytetarëve. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, kurse ato të mangëta refuzohen. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të njoftohen për vendin, datën dhe kohen e mbajtjes së testimit me shkrim përmes Ueb faqes zyrtare të komunës dhe tabelës së shpalljeve publike të Komunës. Dokumentet e pranuara të aplikantëve fotokopje, nuk kthehen.

Rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/

Shikime 432
Kategoria Administratë
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Gjilan
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC