Mercurius Consulting

Koordinator i Servisit – Auto

	 	 

POZITA:                             Koordinator i Servisit – Auto

REFERENCA:                     MC-021-21

QYTETI:                             Prishtinë

Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e Auto-Salloneve, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Koordinator i Servisit, i cili do të jetë person ndërmjetësues mes klientit dhe servisit të automjeteve.

PËRGJEGJËSITË:

  • Të bëjë pranimin e kërkesave të pas-shitjes nga klientët që kanë blerë automjete të reja.
  • Të kuptoj mirë kërkesat e secilit klient dhe të përgatis kërkesën me informacione të plota për riparim.
  • Të bëjë caktimin e termineve të servisit të rregullt në qendrën e servisit të autorizuar në Maqedoni.
  • Të asistoj klientët kur automjetet e tyre prishen në rrugë brenda apo jashtë vendit, të kontaktoj asistencën rrugore dhe servisin e autorizuar më të afërt nga lokacioni i prishjes.
  • Të bëjë rekomandimin e mirëmbajtjes te klientët sipas specifikacioneve të prodhuesit dhe të këshilloj klientët për konsekuencat nëse nuk bëhen mirëmbajtja dhe riparimet në kohë.
  • Të bëjë inspektimin e automjeteve të reja që arrijnë nga prodhuesi nëse janë dëmtuar gjatë transportit.

KËRKESAT DHE AFTËSITË:

  • Minimum 1 vite përvojë pune në industrinë e automjeteve.
  • Njohuri elementare të pjesëve përbërëse të automjeteve.
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit të shkruar në gjuhën serbo-kroate dhe angleze (obligative).
  • Aftësi për të kryer dy apo më shumë detyra në të njëjtën kohë.
  • Patentë shoferi valide.

OFERTA:

  • Pagë 400 Euro Neto.
  • Orari i punës prej 08:00 deri më 18:00, nga e hëna deri të shtunën.
  • Telefon modern dhe kompensimi i shpenzimeve.
  • Laptop personal me pajisje përcjellëse.
  • Mundësi për të punuar në ambient fantastik.

APLIKIMI:

Të gjithë Ju që i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 25.07.2021. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Shikime 596
Kategoria Mekanikë
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC