NewCo Ferronikeli Complex

Autoelektricist

	 	 

NJOFTIM PUNE

Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitetet për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin e hapsirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

NewCo Ferronikeli Complex L.L.C është pjesë e Balfin Group dhe operon në sektorin e Industrisë së Minierave.

Pozicioni:           Autoelektricist

Departamenti:   Mirëmbajtje

Lokacioni:          Drenas, Kosovë

 

Përmbledhja e Pozicionit:

Është përgjegjës për kryerje profesionale të punëve sipas rregullave dhe standardeve elektro-mekanike në aspektin e kualitetit, realizimit sa me efektiv të orarit të punës, për zbatimin e urdhëresave dhe akteve normative që kanë të bëjnë me sigurinë në punë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Punon në mirëmbajtje të instalimeve dhe pajisjeve Autoelektrike në makineri (6V, 12V, 24V);
  • Kryen inspektimet elektrike në makineri;
  • Zgjidhë problemet elektrike të makinerive;
  • Planifikon pjesët e nevojshme shpenzuese elektrike për makineri;
  • Mirëmban, riparon, modifikon pjesët sipas nevojave të garazhës;
  • Kryen edhe punë tjera sipas kërkesës së mbikëqyrësit.

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Të zotërojë diplomë të shkollës së mesme nga fusha përkatëse;
  • Të ketë përvojë pune si Autoelektricist, së paku 2 vite;
  • Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur apo në grup;
  • Njohuri për mirëmbajtje elektrike bazike të makinerisë së rëndë;
  • Aftësi të mira komunikimi;
  • Aftësi për t'u përshtatur në punën në grup.

Kushtet e punës:

NewCo Ferronikeli Complex L.L.C ofron paketë të mirë kompensimi dhe benefitesh, përfshirë edhe bonuse bazuar në meritë dhe vlerësim të performancës.

Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre së bashku me letër motivimi dhe dokumentet përcjellëse më së largu deri më 29/07/2021, në adresën e e-mailit hr@ferronikeli.com ose me postë në adresën: Rr. Besim Mala nr. 227, 13000 Gllogoc, duke përcaktuar në subjekt pozicionin “Autoelektricist

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që do të përzgjedhen në listen e ngushtë do të kontaktohen.

Shikime 489
Kategoria Elektronikë
Skadon 1 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Drenas
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC