Panorama Residence

Menaxher i inxhinierëve, Ekonomist (2), Arkitekt në planifikim dhe shitje

	 	 

KONKURS PUNE 

Kompania "Nderimi" Sh.p.k., shpall konkurs për pozitat e poshtëshënuara si në vijim: 

Menaxher i inxhinierëve - (1)

Lokacioni: Ferizaj

Kushtet për pozitën Menaxher i Inxhinierëve të Ndërtimtarisë:

  • Të ketë të përfunduar studimet universitare, preferohet studimet pasdiplomike mastar;
  • Të ketë përvojë pune në mbikëqyrje, menaxhim të punimeve dhe stafit minimum 5 vite;
  • Të jetë fleksibil dhe i aftë për punë nën presion;
  • Te jetë i aftë të menaxhoj ekipin e punës por edhe të punoj i vetëm;

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Udhëheqja dhe mbikëqyrja e projekteve të ndryshme ndërtimore;
  • Menaxhimi i përgjithshëm i projekteve dhe punëve zhvillimore në fushë e ndërtimtarisë;
  • Përpilon planin e punës dhe planit strategjik;
  • Propozon, menaxhon dhe mbikëqyr përgatitjen e dokumentacionit teknik për kompleksin ‘’Panorama Residenc’’;
  • Menaxhon dhe mbikëqyr përgatitjen e projekteve kryesore për ndërtimin e rrugëve, infrastrukturës, shtëpive të banimit, objekte afariste, objekte tregtare, objekteve hoteliere dhe objekteve shumë banesore me afarizëm të cilat do i zhvilloj punëdhënësi;
  • Menaxhon dhe mbikëqyr përpilimin e projekteve, para-masave, para-llogarive, përshkimeve dhe specifikimet teknike;
  • Ben organizimin e punëve duke caktuara detyrave për stafin konkretisht inxhinierët;
  • Menaxhon, mbikëqyr dhe udhëzon stafin punues të zyrës se inxhinierëve bazuar në përgjegjësin dhe detyrat e tyre të punës;
  • Bënë mbikëqyrjen e punëve gjatë ekzekutimit të punimeve;
  • Menaxhon mbikëqyr dhe udhëheqja e dokumentacioneve sipas standardeve teknike;
  • Përcakton dinamikën e kryerjes së punimeve, përkatësisht për realizimin projektimit;
  • Përcjell procesin e punës në gjitha fazat e ndërtimit;
  • Mban përgjegjësi dhe obligim sipas dispozitave ligjore të ndërtimit për punët e kryera;
  • Duhet të jetë në konsultim dhe koordinim të përhershëm me drejtorin e kompanisë/punëdhënësin;
  • Sigurohet se ditari i punën në vend punishtet e punëdhënësit kontrollohet dhe plotësohet me rregull çdo ditë;
  • Raporton në baza ditore or edhe raporte të detajuara periodike ndaj drejtorit të kompanisë/punëdhënësit;
  • Koordinimi i punëve të projektit të ndërtimit;
  • Komunikim i vazhdueshëm me stafin;
  • Të menaxhohen situatat e ndryshme në terren me kreativitet dhe korrektësi;
  • Mbajtjen e saktë të shënimeve, dokumenteve dhe raporteve të ndryshme;
  • Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesave dhe nevojave të punëdhënësit.

Ekonomist - (2), njëra pozitë në Departamentin e Shitjes dhe tjetra pozitë në Financa dhe Kontabilitet

Lokacioni: Ferizaj

Kushtet për pozitën Ekonomist  në Departamentin e Financave dhe Kontabilitetit

  • Të ketë të përfunduar studimet universitare, preferohet studimet pasdiplomike mastar për kontabilitet ose banka dhe financa;
  • Së paku 2 vite përvojë menaxheriale në fushën e financave në biznese të mëdha;
  • Njohuri për çështjet e kontabilitetit dhe sistemin e taksave të në Republikën e Kosovës;
  • Të ketë njohuri të mirë në përgatitjen e planit të biznesit, planit strategjik, buxhetimit, kontrollit dhe raportimit financiar;
  • Aftësi të shkëlqyeshme analitike;
  • Njohja e gjuhës angleze e obliguar;
  • Njohje e avancuar përdorimit të programeve të kontabilitetit e obliguar.

 Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Kryen punët e raportimeve mujore, tremujore dhe vjetore të kontabilitet, kontribuon në përgatitjen dhe hartimin e pasqyrave financiare;
  • Kryen punët e ndërlidhje së kompanisë me institucione të kontrollit financiar;
  • Kryen kontrollin, raportimin dhe mbajtjen e evidencave të hyrje daljeve të mjeteve financiare të punëdhënësit, pastaj monitorimin kontrollin dhe raportin lidhur me llogarit bankare të punëdhënësit;
  • Kryen punët e regjistrimit, raportimit dhe menaxhimit të faturimeve hyrëse dhe dalës të punëdhënësit;
  • Mban të gjithë dokumentacionin përkatës dhe bënë rregullisht regjistrimin e shitjeve/blerjeve për të parë nivelin e stokut;
  • Regjistron te hyrat, shpenzimet si dhe urdhëresat tjera në programin përkatës;
  • Përgjegjës për kryerjen e detyrave të ndryshme administrative dhe financiare;
  • Sugjeron/propozon tek eprorët ide dhe iniciativa për përmirësimin e biznesit;
  • Sipas kërkesës së mbikëqyrësit kryen edhe punë të tjera që ndërlidhen me vendin e punës;
  • Kryen punët e kontrollit financiar për gjitha hyrjet dhe daljet e mjeteve financiare të punëdhënësit, duke përfshirë krahasimin e punëve të kryera ose blerjeve të realizuar dhe pagesave të kërkuara;
  • Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesave dhe nevojave të punëdhënësit.

Kushtet për pozitën Ekonomist në Departamentin e Shitjes

  • Të ketë të përfunduar studimet universitare, preferohet studimet pasdiplomike mastar për banka dhe financa;
  • Së paku 2 vite përvojë menaxheriale në fushën e financave dhe bankave;
  • Njohuri për çështjet e kontabilitetit dhe sistemin e taksave të në Republikën e Kosovës;
  • Të ketë njohuri të mirë në përgatitjen e planit të biznesit, planit strategjik, buxhetimit, kontrollit dhe raportimit financiar;
  • Aftësi të shkëlqyeshme analitike;
  • Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe shitje;
  • Njohja e gjuhës angleze e obliguar.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Menaxhon dhe kontrollon stokun; mban të gjithë dokumentacionin përkatës dhe bënë rregullisht regjistrimin e shitjeve/blerjeve për të parë nivelin e stokut.
  • Menaxhon, negocion dhe organizon procesin e shitjes me klient të kompanisë;
  • Kryen punën e promocioneve dhe prezantimeve para potencial, identifikon klientët potencial;
  • Regjistron të hyrat, shpenzimet si dhe urdhëresat tjera ne programin përkatëse;
  • Përgjegjës për kryerjen e detyrave të ndryshme administrative;
  • Sugjeron/propozon tek eprorët ide dhe iniciativa për përmirësimin e biznesit dhe shitjes;
  • Sipas kërkesës së mbikëqyrësit kryen edhe punë te tjera qe ndërlidhen me vendin e punës;
  • Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesave dhe nevojave të punëdhënësit.

Arkitekt në planifikim dhe shitje - (1)

Lokacioni: Ferizaj

Kushtet për pozitën Arkitekt në planifikim dhe shitje

  • Të ketë të përfunduar studimet universitare, preferohet studimet pasdiplomike mastar ne drejtimet e Arkitekturës.
  • Së paku 2 vite përvojë pune në lëmine e arkitekturës dhe/ose shitjes;
  • Aftësi të zhvilluara komunikimi;
  • Shkathtësi funksionale dhe teknike;
  • Aftësi për të identifikuar prioritete;
  • Aftësi për të bashkëvepruar me maturi dhe ndjeshmëri me kolegë dhe palë;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë efikase;
  • Aftësi për të trajtuar informatat e besueshme në mënyrë të duhur;
  • Të ketë paraqitje profesionale;
  • Njohuri të mira në programet: ArchiCad, AutoCAD dhe Microsoft Office;
  • Aftësi për vërejtjen e detajeve në projekte;
  • Mirëpritja e klientëve dhe trajtimi i kërkesave të tyre seriozitet, ofrimi i përgjigjeve profesionale në bazë të kërkesave të klientëve;
  • Aftësi në vendimmarrje dhe zgjidhjen e problemeve.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Realizon aktivitetet ditore të planifikuara.
  • Bën mbikëqyrjen e realizimit të punëve nga ana e kontraktorëve komform planifikimit dhe organizimit të punëve dhe caktimit të prioriteteve.
  • Bën planifikimin dhe realizimin e projektit dhe punëve sipas planit dinamik.
  • Informon udhëheqësin e projektit për mbarëvajtjen e punëve, në pajtueshmëri me nevojat dhe kërkesat në vend-punim.
  • Bën mbajtjen e saktë dhe të rregullt të shënimeve ditore, raporteve mbi punët e kryera dhe ato të planifikuara dhe raportimin e rregullt të punëve tek udhëheqësit e kompanisë.
  • Pranimin dhe implementimin e detyrave nga udhëheqësi i projektit dhe implementimin e tyre në vend-punim.
  • Eksploron mundësi të reja për avancim të cilat i shtojnë vlerë kompanisë.
  • Pranon detyra të tjera të përcaktuara nga drejtori ose udhëheqësi i drejtpërdrejt.
  • Menaxhon dhe kontrollon stokun; mban të gjithë dokumentacionin përkatës dhe bënë rregullisht regjistrimin e shitjeve/blerjeve për të parë nivelin e stokut.
  • Menaxhon, negocion dhe organizon procesin e shitjes me klient të kompanisë.
  • Kryen punën e promocioneve dhe prezantimeve para potencial, identifikon klientët potencial.
  • Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesave dhe nevojave të punëdhënësit.

Përmbajtja e dokumenteve të aplikimit:

Dokumentet e aplikimit duhet të përmbajnë së paku:

  • CV-në e hollësishme të aplikuesit.
  • Kopje të diplomës (diplomave) për studimet e mbaruara universitare.
  • Letrën e motivimit përfshirë vizionin e aplikuesit për punën. 

Ju lutemi shikoni profilin e plotë dhe aplikoni më poshtë deri në 31 Korrik 2021, duke bashkangjitur një kopje të CV-së tuaj dhe letrës motivuese me aplikacionin tuaj. 

Ju mund të aplikoni në email adresë:  hr@panorama-residence.net

Data e publikimit: 15/ 07 / 2021

Data e mbylljes: 15 / 08 / 2021

Shikime 2251
Kategoria Të tjera
Skadon 18 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Ferizaj
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC