NewCo Ferronikeli Complex

Sigurim fizik

	 	 

NJOFTIM PUNE

Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitetet për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin e hapsirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

NewCo Ferronikeli Complex L.L.C është pjesë e Balfin Group dhe operon në sektorin e Industrisë së Minierave.

 

Pozicioni:                Sigurim fizik

Departamenti:       Shërbimet Emergjente

Lokacioni:               Drenas, Kosovë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Është përgjegjës për ruajtjen e aseteve të kompanisë NFN;
  • Bënë evidentimin e hyrjeve - daljeve të kompanive të ndryshme dhe personave fizik Evidentohen të gjitha ngjarjet në librin e punës;
  • Kontrollimi i të gjitha mjeteve motorrike gjatë hyrjes dhe daljes nga porta kryesore Lajmëron për parregullsitë eprorin e tij në përputhje me standardet e sigurisë;
  • Kryen edhe puna tjera në kompani sipas nevojës.

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Të zotërojë diplomë të shkollës së mesme;
  • Të zotërojë licencën për sigurim fizik nga MPB;
  • Minimumi 1 vit eksperiencë pune si sigurim fizik Aftësi të mira komunikimi me gojë dhe me shkrim Aftësi për t'u përshtatur në punën në grup;
  • Njohuri të gjuhës Angleze (e dëshirueshme).

Kushtet e punës:

NewCo Ferronikeli Complex L.L.C ofron paketë të mirë kompensimi dhe benefitesh, përfshirë edhe bonuse bazuar në meritë dhe vlerësim të performancës.

Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre së bashku me letër motivimi dhe dokumentet përcjellëse më së largu deri më 28/07/2021, në adresën e e-mailit hr@ferronikeli.com, ose me postë në adresën: Rr. Besim Mala nr. 227, 13000 Gllogoc, duke përcaktuar në subjekt pozicionin “Sigurim fizik”.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që do të përzgjedhen në listen e ngushtë do të kontaktohen.

 

Shikime 840
Kategoria Sigurim
Skadon Skadon: SOT
Orari Full Time
Lokacioni Drenas
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC