NewCo Ferronikeli Complex

Operator Kamioni-Damperi

	 	 

NJOFTIM PUNE

Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitetet për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin e hapsirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

NewCo Ferronikeli Complex L.L.C është pjesë e Balfin Group dhe operon në sektorin e Industrisë së Minierave.

Pozicioni:              Operator Kamioni-Damperi

Departamenti:      Departamenti i Prodhimit

Lokacioni:              Drenas, Kosovë

Përmbledhja e Pozicionit: Operatori në Kamion-Damper sigurohet që të operojë në përputhje me standardet dhe rregulloret e kompanisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Operon sipas udhëzimeve të eprorëve, duke përfunduar çdo detyrë në mënyrë të sigurtë dhe efikase Operon me Kamion-Damper sipas udhëzimeve të dhëna nga prodhuesi i makines dhe nëpërputhje me udhëzimin për përdorim të sigurtë të makinerisë së rëndë;
  • Kontrollon Kamionin-Damperin sipas procedurave standarde të operimit për të siguruar transport efektiv të materialeve dhe sigurisë për të gjithë personelin;
  • Kryen bartjen skories se konvertoreve, skrapit, xehes, linjitëve dhe gurit gëlqeror me Kamion ;
  • Damper për nevojë të objektit të zones se seperacionit magnetik, furnizimit dhe nyjes se xehes Sipas nevojës bënë transportimin e skories dhe materialeve tjera brenda dhe jashtë rrethojës së fabrikës;
  • Shënon të dhënat e nevojshme në librin e pranim dorëzimit lidhur me gjendjen teknike apo çfardo parregullsie në Kamion-Damper dhe raporton tek mbikëqyrësi i tij;
  • Kryen edhe punë tjera sipas kërkesës se mbikëqyrësit.

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Të zotërojë diplomë të shkollës së mesme;
  • Të ketë përvojë pune si operator në Kamion mbi 20 ton, së paku 3 vitet e fundit, poashtu kategorinë përkatëse për operim me makineri të rënda;
  • Të posedoi kategorinë “C” të vozitjes;
  • Njohuri për mirëmbajtje bazike të makinerisë së rëndë;
  • Aftësi të mira komunikimi;
  • Aftësi për t'u përshtatur në punën në grup

Kushtet e punës:

NewCo Ferronikeli Complex L.L.C ofron paketë të mirë kompensimi dhe benefitesh, përfshirë edhe bonuse bazuar në meritë dhe vlerësim të performancës.

Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre së bashku me letër motivimi dhe dokumentet përcjellëse më së largu deri më 28/07/2021, në adresën e e-mailit hr@ferronikeli.com, ose me postë në adresën: Rr. Besim Mala nr. 227, 13000 Gllogoc, duke përcaktuar në subjekt pozicionin “Operator Kamioni - Damperi

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që do të përzgjedhen në listen e ngushtë do të kontaktohen.

Shikime 1192
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Drenas
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC