Union

Mbikëqyrës i Shitjes (Supervisor) (2)

	 	 

Kompania Union sh.p.k me seli në Vushtrri për shkak të rritjes së procesit të punës shpall konkurs për 2 vende pune :

Pozita:  Mbikëqyrës i Shitjes (Supervisor)

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Organizon dhe monitoron ekipin e shitjes ne territorin e caktuar;
  • Komunikon, raporton dhe informon lidhur me tregun dhe konkurrencën;
  • Analizon dhe kontrollon punën ditore të ekipit;
  • Siguron suksesin dhe përmbushjen e detyrave të shitjes dhe të inkasimit;
  • Raporton dhe njofton menaxherin lidhur me punën e ekipit të shitjes si dhe të gjitha veprimet e planifikuara dhe të kryera për territorin e caktuar.

Kualifikimet e kërkuara

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, diploma universitare është përparësi;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit;
  • Të jenë të pajisur me patentë shofer të kategorive B;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të planifikimit dhe organizimit të punës;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës.
  • Të ketë aftësi të menaxhimit të punës në presion;

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV e tyre përmes e-mail adresës elektronike në:

hr@union-ks.com. apo aplikacioni mund të dërgohet edhe fizikisht tek zyrat e Kompanisë Union sh.p.k me adresë Rr. Ajet Gërguri P.n Vushtrri.

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 14 Korik 2021 deri më 31 Korik 2021.

Shikime 1012
Kategoria Shitje
Skadon 3 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Vushtrri
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC