Albina Dyla

Vende të lira të punës (246) - Gjakovë, Prishtinë

	 	 

Konkurs nga kompania “ALBINA DYLA”

“Albina Dyla” është një nga markat më të rralla botërore të veshjeve luksoze të punuara me dorë. E themeluar më 3 shtator 2014, “Albina Dyla” shet produkte premium të punuara me dorë të materialeve më të mira të zbukuruara me gurë dhe rruza me shkëlqim, në stil dhe në përputhje me tendencat më të fundit të modës.

Kompania jonë prodhon fustane mbrëmjesh, fustane nusërie, kostume dhe veshje për çdo rast. 

Kompania “ALBINA DYLA” ende po zhvillohet, me shumë potencial dhe ambicie për tu zgjeruar më tej. (Me theks të veçantë pas fillimit të mbajtjes së eventeve të ndryshme në Kosovë dhe jashtë saj).

Ne kemi rritur sipërfaqen e prodhimit në 6000m2 (Në rajonin e Prishtinës) dhe tani kemi nevojë për punëmarrës në pozitat si më poshtë:

Rrobaqepës/e me makinë (40 persona)

Rrobaqepës/e me gjilpërë (200 persona)

Patronist/e (4 persona)

Mirëmbajtëse (2 persona)

Linku i aplikacionit ku mund të aplikoni për punë:
https://docs.google.com/forms/d/1cF3nmyw-X7f_62a8wvw9N0kTlq6XRMxAGCd3PwDGkMk/edit

Informata shtesë në lidhje me konkursin:

Mbajtja e intervistave do të filloj me datën 15 Korrik 2021.
Paga minimale në kompaninë ALBINA DYLA është 250 Euro (për 40 orë)
Intervistat mund të mbahen edhe online (Për personat që nuk mund të mbajnë intervistën fizikisht).
Personat që dëshirojnë të aplikojnë mund të kontaktojnë në të dhënat si më poshtë:
a) E-mail adresa : recruitmentdepartment@albinadyla.com ;
b) Numri i telefonit: +383 43 811 154 (Gjakovë)
                                    +383 49 600 921 (Prishtinë)

Faleminderit shumë për mundësinë e dhënë për të punuar së bashku.

Me respekt të lartë,

Departamenti i Rekrutimeve në Kompaninë ALBINA DYLA

Shikime 7026
Kategoria Të tjera
Skadon 7 ditë
Orari Full Time
Lokacioni
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC