Rrjeti i Grave të Kosovës

Koordinator/e i/e Projektit

	 	 

Koordinator/e i/e Projektit

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) shpallë pozitë të re pune me orar të plotë.

Ju lutemi dërgoni:

  1. CV-në tuaj;
  2. Letrën motivuese në shqip dhe anglisht; dhe
  3. Dy letra reference

jobs@womensnetwork.org me titull (subject): “RrGK: Koordinator/e i/e Projektit”, deri me 1 gusht 2021.

Vetëm kandidatët/et e listës së ngushtë do të kontaktohen.

JU LUTEM KENI KUJDES DETAJET!

Kandidatët/et e suksesshëm/me duhet të posedojnë:

  • Përkushtim për të avancuar më tej barazinë gjinore në Kosovë, rajon dhe më gjerë;
  • Së paku diploma Bachelor në shkenca politike, marrëdhënie ndërkombëtare apo fusha të ngjashme;
  • Së paku 2 vite përvojë me koordinime të projektit;
  • Preferohet përvoja në menaxhimin e projekteve të financuara nga donatorë të huaj;
  • Përkushtim dhe interesim për të mbështetur fuqizimin e lëvizjes feministe në Kosovë
  • Interesim dhe e preferueshme njohuri ideale në modalitetet e financimeve "alternative" për mbështetjen e lëvizjes feministe, përfshirë financimin thelbësor dhe mbështetjen fleksibile;
  • Njohuri dhe përvojë me kornizën relevante ligjore të Kosovës, institucionet e Kosovës dhe proceset vendimmarrëse;
  • Aftësi të shkëlqyeshme në të shkruar dhe në të folur në shqip dhe anglisht;
  • Preferohet aftësi e shkëlqyeshme në të shkruar dhe në të folur në Serbisht;
  • Aftësi për prezantim publik;
  • Vëmendje të shkëlqyeshme për detaje;
  • Shkathtësi të organizimit;
  • Aftësi ndër-personale dhe shkathtësi të bashkëpunojë mirë me ekipin dhe organizatat e tjera jo-qeveritare;
  • Ndershmëri, durim dhe aftësi për tu adaptuar lehtë;
  • Aftësi të punojë dhe të zgjidhë probleme në mënyrë të pavarur.

Përgjegjësitë kryesore janë:

  • Në përgjithësi, të jetë përgjegjës/e për koordinimin efikas, efektiv dhe në kohë të të gjitha aktiviteteve të parapara në projekt në bashkëpunim me partneret dhe anëtarët e stafit të RrGK;
  • Të sigurojë që çdo gjë të jetë në përputhshmëri me rregulloren e Politikave të RrGK;
  • Të mbështesë fuqizimin e lëvizjes feministe në Kosovë në përputhje me Strategjinë e RrGK-së;
  • Të testojë dhe dokumentojë modalitetet e ndryshme të financimit, të tilla si mbështetja thelbësore, për të mbështetur hulumtimin e RrGK-së Ku janë paratë për të drejtat e grave? dhe informuar më mirë financimin e organizatave dhe lëvizjeve feministe;
  • Të përkrahë dhe të mentoroj partneret e projektit dhe përfitueset e granteve të Fondit të Grave të Kosovës (organizata për të drejtat e grave) sipas nevojës, në drejtim të avancimit të kapaciteteve të tyre dhe sigurimit të zbatimit efektiv të projektit;
  • Të përgatis raporte mujore dhe narrative, përfshirë takimin mujor me partnerë për të shënuar përparimin e tyre të raportimit, në bashkëpunim të ngushtë me Menaxheren e Programit të RrGK;
  • Të mirëmbajë dhe të rishikojë databazën e monitorimit dhe vlerësimit të projektit.

Aplikacionet e dërguara me vonesë nuk do të pranohen. Thirrjet telefonike nuk rekomandohen, dhe thirrjet tek stafi i RrGK-së do të rezultojnë në uljen e pikëve për kandidatët/et potencial/e.

Misioni i Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) është që të përkrahë, të mbrojë dhe të promovojë të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave në të gjithë Kosovën, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, fetare, etnike, mosha, niveli i arsimit, orientimi seksual dhe aftësia. RrGK e realizon këtë mision përmes shkëmbimit të përvojës dhe informatave, partneriteteve dhe rrjetëzimit, hulumtimeve, avokimit dhe shërbimeve.

Shikime 1454
Kategoria Menaxhment
Skadon 4 ditë
Orari Contract
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC