Albi Mall

Inxhinier i Elektrikës

	 	 

“Albi Mall”, pjesë e Albi Group me kënaqësi vazhdon rekrutimin për të plotësuar vendet e lira të punës. Nëse jeni person kreativ dhe i motivuar për të zhvilluar karrierën, atëherë aplikoni edhe ju për tu bërë pjesë e ekipit tonë.

Ne ofrojmë mundësi punësimi në një ambient modern dhe dinamik, për të qen pjesë e kësaj ekipe, ju ftojmë të aplikoni për vendin e punës:

Pozita: Inxhinier i Elektrikës në QT ALBI MALL (1 vend pune)

Vendi i punës: Prishtinë

Përgjegjësitë dhe Detyrat:

  • Bën analizë të plotë për fazën e Instalimeve të Energjisë Elektrike,
  • Kryen punë lidhur me ndërtimet duke përfshirë dhënien e njohurive profesionale, pjesëmarrjen në implementimin dhe përmirësimin e projekteve, etj.
  • Organizon/mbështetë dhe jep instruksione për kontraktorët e kompanisë dhe bën mbikëqyrjen e realizimit të punëve në përputhje me planifikimin, organizimin dhe sipas prioriteteve,
  • Informon udhëheqësit për mbarëvajtjen e punëve, në pajtueshmëri me nevojat dhe kërkesat në vend-punim,
  • Bën mbajtjen e saktë dhe të rregullt të shënimeve dhe raporteve mbi punët e kryera dhe ato të planifikuara dhe raportimin e rregullt të punëve tek udhëheqësit e kompanisë,
  • Eksploron mundësi të reja për avancim të cilat i shtojnë vlerën kompanisë, •Jep rekomandime profesionale lidhur me projektet aktuale dhe të ardhshme, •Përshtatet me kulturën organizative të kompanisë.

Kualifikimet:

  • Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, sistemi 5 vjeçar apo Master, •Së paku 2 vite përvojë pune të ngjashme,
  • Aftësi në menaxhimin e problemeve në situata të ndryshme, •Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikimi dhe analizim të nevojave,
  • Të ketë njohuri në përdorimin e pajisjeve të TI-ës dhe programeve te MS Office, •Të jetë energjike, aftësi të punës nën stres, me vetë iniciativë dhe flexibil.

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikonin në adresën e e-mail-it: hr@albicenter.com. Konkursi është i hapur deri me datën 22.07.2021.

Duke ju falënderuar për aplikim, ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Shikime 769
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC