Bau Holding

Hulumtues/e i/e tregut dhe Analist/e i/e të dhënave

	 	 

“Bau Market” si kompani lidere e shitjes me shumicë dhe pakicë të materialeve në industrinë e ndërtimit, materialeve sanitare dhe shtëpiake, është në proces të vazhdueshëm të zgjerimit të rrjetit të pikave shitëse dhe numrit të punëtorëve, ky fakt rrit nevojën për rekrutim të një numri më të madh të punëtorëve.
Andaj ky konkurs ka për qëllim rekrutimin e 1 (një) Hulumtuesi të tregut dhe Analist i të dhënave për kompaninë “Bau Market”.

Pozita:

  • Hulumtues i tregut dhe Analist i të dhënave

1 (Një) vend i lirë pune

Përshkrimi i vendit të punës:

“Bau Market” është duke kërkuar kandidatë të cilët kanë përfunduar fakultetin Ekonomik, ose Shkencat Kompjuterike. Të cilët kanë energji dhe vullnet për punë, janë kurioz për të zënë njohuri të reja dhe për të ndërtuar një karrierë të sukseshme.

Kandidatët duhet të kenë aftësi analitike, aftësi për përshtatje në një staf të gjerë kolegial, njohja e gjuhës angleze ose gjuhëve të tjera do të konsiderohet përparësi.

Vendi i punës do të jetë në Prishtinë, dhe kushtet tjera të punës janë në përputhje me Ligjin e Punës Nr. 03/L-212 të Republikës së Kosovës.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Identifikon produktet e ngjashme që qarkullojnë në treg;
  • Identifikon brendet e ngjashme që qarkullojnë në treg;
  • Hulumton çmimet dhe ecurinë e tyre;
  • Hulumton tregun dhe mungesat e artikujve në treg;
  • Merr të dhëna prej agjencioneve të grumbullimit të të dhënave dhe i përpunon atosipas kërkesës;
  • Merr të dhëna (sasi dhe çmime) prej data bazës së kompanisë dhe i përpunon ato sipas kërkesës;
  • Analizon të dhënat (sasi dhe çmime) dhe identifikon dukuritë kryesore dhe trendet Kryesore;
  • Përgatitë raporte për menaxhmentin sipas kërkeses së tyre;
  • Merr pjesë aktivisht në gjetjen e produkteve të reja dhe gjen mundësi të furnizimeve;

Dokumentet e kërkuara:

  •  CV në format Europian
  • Diplomë/at dhe çertifikata relevante profesionale
  • Çdo dokumentacion tjetër i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë

Vërejtje: Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë kushtet e sipërshënuara dhe vërtetë besojnë të jenë kompetentë për kryerjen e detyrave që kërkohen.

  •  Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@bau-holding.eu
  •  Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Shkëmb Guri, Hulumtues i tregut dhe Analist i të dhënave)
  • Konkursi do jetë i hapur deri me datë 25 Korrik 2021

Vetëm personat të cilët plotësojnë kriterit sipas këtij konkursi do të përzgjidhen për intervistë.

Shikime 1135
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC