Delta Security

Agjente të Marketingut (F) - (4)

	 	 

Delta Security SH.P.K. është kompani private profesionale e cila ofron shërbime të sigurisë, si: ruajtjen fizike të objekteve, sigurimin e tubimeve publike, ofrimin e shërbimeve të mbrojtjes së afërt, instalimin, servisimin, mirëmbajtjen dhe monitorimin e sistemeve alarmuese dhe atyre të video-vëzhgimit, etj.

Delta Security SH.P.K. ofron mundësi afatgjate të punësimit, prespektivë për karrierë, avancim profesional dhe kushte të mira të punës.

Delta Security SH.P.K. shpall konkurs për plotësimin e vendeve të punës:

Pozita: Agjente të Marketingut (F) – 4 vende të lira pune

Lokacioni: Prishtinë

Kualifikimet dhe aftësitë e përgjithshme që kërkohen nga kandidatet:

  • Të kenë të përfunduar minimum shkollën e mesme, shkollimi superior i preferuar;
  • Përvojë pune një (1) vjeçare në Shitje;
  • Të posedoj patent shofer, kategoria B;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit, raportimit dhe qasjes në punë;
  • Aftësi për të punuar në situate stresuese;
  • Aftësi për të punuar e pavarur si dhe në punë ekipore, në ambiente dinamike.

Kandidatet e interesuara mund të aplikojnë:

  1. Në zyrën qendrore të Delta Security SH.P.K., në adresën: rr. Enver Maloku nr.108/1, Bregu i Diellit (ngjitur me objektin furra Qerimi 1), kati 4, Prishtinë, ose
  2. Përmes postes elektronike në e-mail adresën: apliko@deltasecurity.biz

Afati për aplikim mbetet i hapur deri më 07 Gusht 2021, çdo ditë pune nga ora 09:00 deri në ora 17:00!

Ju mirepresim!

Shikime 1164
Kategoria Marketing & PR
Skadon 10 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC