Taprrap Delivery

Punëtorë për shpërndarje të ushqimeve (delivery)

	 	 

3 punëtorë për shpërndarje të ushqimeve (delivery)

Taprrap Delivery hapë konkurs pune për 3 punëtorë që bëjnë shpërndarjen e ushqimeve (delivery) brenda qytetit të Prishtinës në orarin e punës 18:00-02:00.

Nëse jeni i/e interesuar që të punoni me të rinjë e te reja në një ambient të mrekullueshëm pune dhe ju pëlqen vozitja e skuterit me naftë apo elektrik, atëherë Taprrap ka vend pune për ty.

Nëse jeni student/e apo keni një punë tjetër dhe dëshironi të punoni me orar të shkurtuar, jeni i/e mirëseardhur të aplikoni tek ne.

Përparësi kanë aplikantët që kanë përvojë të mëhershme të punës në delivery në qytetin e Prishtinës.

ÇKA OFROJMË NE PËR JUVE?

  • Kushte shumë të mira pune;
  • Orar fleksibil;
  • Kolegë të jashtëzakonshëm.

ÇKA PRESIM NE NGA JU?

  • T’i njihni mirë adresat në qytetin e Prishtinës;
  • Aftësi për të vozitur skuter në mënyrë të sigurt;
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese me partnerët dhe klientët;
  • Të keni kujdes në mirëmbajtjen e pajisjeve (skuterave);
  • Të keni energji dhe vullnet për të punuar.

Për të aplikuar luteni të na i dërgoni këto informata:

  1. Emri dhe Mbiemri
  2. Data e lindjes
  3. Vendbanimi
  4. Numri i telefonit

Aplikimin mund ta bëni duke na shkruar në Viber në +38344101510 apo në email adresën taprrap.delivery@gmail.com

Taprrap ju mirëpret në familjen tonë!

Shikime 1138
Kategoria Transport
Skadon 5 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC