Elteco Group

Vende të lira të punës (9) (Prishtinë, Sllatinë)

	 	 

Elteco Group” kompani lidere e shitjes me shumicë dhe pakicë të materialeve Elektike, për shkak të rritjes së stafit në njësitë ekzistuese me lokacion në Prishtinë dhe Sllatinë shpallë vende të lira pune për këto pozita

  • Arkitekt Junior - Prishtinë - (2)
  • Asistente Administrative - Prishtinë
  • Shitës/e në showroom – Prishtinë (3)
  • Shitës/e në showroom - Sllatinë (3)

Arkitekt/e Junior

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Aftësi për të përcaktuar qëllimet dhe kërkesat e klientëve me anë të projektit;
  • Dizajnimi i produkteve dhe përgaditja e projekteve sipas kërkesave të klientëve;
  • Zhvillimi I shitjes direkte me konsumatorë në showroom;
  • Kalkulimi i kostove dhe llogaritja e materialeve;
  • Përgaditja e ofertave dhe prezantimi i ofertave tek klientet;
  • Planifkimi dhe realizimi i projekteve dhe puneve sipas planeve dinamike;
  • Përgaditja e raporteve ditore, javore dhe mujore per punet e perfunduara;
  • Mirëpritja e klientëve dhe të kuptuarit e nevojave të tyre, dhënia e përgjigjeve profesionale në bazë të kerkesave.

Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:

  • Përvojë në punë të ngjashme;
  • Përvojë me ArchiCad, AutoCAD ,3D MAX dhe Microsoft Office;
  • Aftësi për vërejtjen e detajeve në projekt;
  • Të jetë reprezentativ/e dhe të ketë shkathtësi komunikative;
  • Të ketë shkathtësi analitike, planifikuese, organizative dhe mbikëqyrëse;
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze.
  • Licencë të vozitjes: Kategoria B.

Asistente Administrative

Përshkrimi i pozitës

Detyrat dhe përgjegjësitë e ndihmësit administrativ përfshijnë sigurimin e mbështetjes administrative për të siguruar funksionimin efikas të zyrës. Mbështet menaxherët dhe punonjësit përmes një sërë detyrash që lidhen me organizimin dhe komunikimin. Përgjegjës për materialin konfidencial dhe të ndjeshëm në kohë. Njohje me një shumëllojshmëri të koncepteve, praktikave dhe procedurave të fushës.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjigjet në telefonata dhe në kërkesat e klientëve në rrjete sociale;
  • Mirëmbanë bazën e të dhënave të klientit dhe furnitorëve për qëllime përcjellëse;
  • Menaxhon furnizmet e zyrës dhe bënë porosi;
  • Përgatit raporte të rregullta për shpenzimet dhe buxhetet e zyrave;
  • Asiston zyren e financave dhe furnizimeve;
  • Mirëmbajtja dhe azhurnimi i bazave të të dhënave të kompanisë;
  • Përgjigjet në pyetjet nga punonjësit dhe klientët;
  • Rezervoni sallat e takimeve sipas kërkesës;
  • Shpërndan dhe ruan korrespondencën (p.sh. letrat, postat elektronike dhe paketat);

Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:

  • Të ketë shkollim bachelor në fushën e Administratës ose Marketingut;
  • Të këtë aftësi të mira organizative;
  • Të ketë minimalisht 2 vite përvojë në punë të ngjashme;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Njohja e gjuhës angleze si dhe njohja e ndonjë gjuhe tjetër të huaj do jetë përparësi;
  • Të jetë e aftë të punojë në grup dhe punë individuale;

Shitës/eShowroom

Përshkim i vendit të punës:

Detyrë kryesore e sektorisitit është njohja e produkteve, njohja e blerësve, identifikimi i nevojave të tyre, dhe rritja e shitjeve. Po ashtu njëra prej detyrave po aq të rëndësishme është kujdesi që të mos ketë mungesë të stokut, dhe ekspozimi i mallit të bëhet në mënyrën e duhur.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Ti njohë produktet e sektorit përkatës, që të jetë në gjendje t'u ofrojë ndihmë klientëve dhe të japë shpjegim në lidhje me cilësinë dhe mënyrën e përdorimit për secilin prej tyre;
  • U propozon dhe i ndihmon klientët në zgjedhjen e produktit përkatës;
  • Të njoh blerësit, kërkesat e tyre dhe të dijë nevojat e tyre;
  • Të jetë në gjendje që gjithmonë të gjej zgjidhjen e duhur për blerësin apo të ofroj disa zgjidhje alternative;
  • Te kujdeset që stoku të mos jetë mungesë;
  • Të ekspozoj mallin dhe mirëmbajë hapësirat shitëse;
  • Është përgjegjës për zonën e caktuar nga përgjegjësi i tij;
  • Të jetë i gatshëm të punoj edhe në sektorët tjerë kur kjo kërkohet;
  • Respekton të gjitha politikat dhe procedurat e kompanisë.

Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:

  • Shkollimi dhe trajnimet ne fushën relevante do të kenë përparësi;
  • Të ketë përvojë në shitje;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Të ketë personalitet të qetë dhe integritet të lartë;
  • Njohja e një gjuhe të huaj do të jetë përparësi;
  • Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
  • Të jetë i aftë të punoj në ekip;

Dokumentet e kërkuara:

  • CV;
  • Diplomën/at dhe certifikata relevante profesionale;
  • Çdo dokumentacion tjetër i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë.

Vërejtje: Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë kushtet e sipërshënuara. CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse dërgoni në emailin: hr@eltecoo.com
Në “subject” ju lutem shënoni titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Shitës, etj…)

Konkursi do jetë i hapur deri me datë 20 Korrik 2021.

Shikime 2961
Kategoria Të tjera
Skadon 4 ditë
Orari Full Time
Lokacioni
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC