Birra Prishtina

Teknolog/e të teknologjisë ushqimore (2), Agjent/e të shitjes (3)

	 	 

KONKURS PUNE

’Birra Prishtina” me seli në magjistralën Prishtinë – Ferizaj, Lapnasellë, Graçanicë, shpall konkurs për 5   pozita të lira pune:

  • 2 teknolog të teknologjisë ushqimore.
  • 3 agjent të shitjes (shites ambulantiv), 2 për terenin e Prishtinës dhe 1 për terenin e Prizrenit.

Teknolog të teknologjisë ushqimore:

Përgjegjësitë dhe Detyrat:

  • Përgjegjës për zhvillimin, teknologjinë e prodhimit, kontrollin e cilësisë, paketimin, përpunimin dhe shfrytëzimin e ushqimeve.
  • Kryen hulumtime bazë dhe kërkime të reja të produkteve dhe zhvillim të tyre.
  • Zhvillon metoda dhe sisteme të reja dhe të përmirësuara për përpunimin e produkteve, prodhimin, kontrollin e cilësisë.
  • Zhvillon standardet ushqimore, rregulloret e sigurisë dhe sanitare, dhe menaxhimin e te gjitha proceseve.
  • Inspektimi i proceseve të prodhimit dhe kualitetit të produkteve.
  • Siguron që procesi i prodhimit dhe dorëzimi i produkteve realizohet dhe mirembahet sipas standardeve.
  • Detyra të tjera të përcaktuara nga mbikëqyrësi direkt që ndërlidhen me procesin e punës.

Kualifikimet Profesionale:

  1. Të ketë të kryer fakultetin e teknologjisë ushqimore.
  2. Të ketë eksperiencë pune në fabrikat e prodhimit të lengjeve.
  3. Të ketë eksperiencë në menaxhim dhe organizim të punës.
  4. Të ketë njohuri mbi procedurat e matjeve te ndryshme.
  5. Të ketë njohuri mbi kualitetin dhe varietetin e produktit “birrë”.

Agjent të shitjës (shitës ambulantiv)

Përgjegjësitë dhe Detyrat:

  • Vizita e bleresve sipas planit ditor.
  • Të bejë prezantimin dhe shitjen e produktit birra Prishtina në terenin perkatës.
  • Të mbaje pergjegjësi për shitjen e mallit për të cilin punon në bazë të planit të caktuar nga menaxheri.
  • Bën pergaditjen para daljes në teren, vendos qellime për secilën vizite dhe percakton prioritetet gjatë vizitave.   
  • Raportimi në baza ditore gjatë vizitave në teren.

Kualifikimet:

  • Së paku 2 vite pervoje pune si agjent shitje.
  •  Patent shoferin (kategoria B).
  •  Të ketë aftesi te mira komunikuese.

Nëse shprehni interesim, ju lutem dërgoni CV-in, diplomën (dhe certifikatat) si dhe një letër motivuese në e-mail adresën: info@birraprishtina.com 

Konkursi do të jetë i hapur nga data: 01/07/2021 – 31/07/2021

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë pranë zyreve tona.

Shikime 3137
Kategoria Shitje
Skadon 3 ditë
Orari Full Time
Lokacioni
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC