Ted Baker

Agjente e Shitjes

	 	 
Agjente e Shitjes - Ted Baker London
 
Ted Baker është duke kërkuar një agjente të shitjes, një entuziast për t'iu bashkangjitur ekipit tonë në dyqanin luksoz të Ted Baker në Albi Mall.
 
Roli i punës Roli i Agjentit të Shitjes është që të maksimizojë shitjet, përmes një niveli të lartë të shërbimit ndaj klientëve të Ted, duke bërë përpjekje për t'i tejkaluar pritshmëritë. Të jeni një ambasador krenar dhe i pasionuar i Ted-it, i cili e kupton dhe promovon "Deklaratën e Misionit" dhe "Vizionin" e kompanisë.
 
Kërkesat kryesore:
  • Të keni së paku 2 vjet përvojë pune në një rol të ngjashëm;
  • Të jeni në gjendje të kuptoni konceptin dhe stilin e Ted Baker;
  • Të jeni të aftë të ndërmerrni iniciativa, të jeni proaktiv dhe të sjellni ide kreative;
  • Të keni aftësi komunikimi dhe njohuri mbi qasjen ndaj klientit;
  • Të jeni të përgjegjshëm dhe të respektoni rregullat e punës;
  • Të jeni në gjendje të punoni individualisht dhe në grup;
  • Të jeni fleksibil dhe të përmbushni detyrat dhe përgjegjësitë me efikasitet;
  • Të krijoni një mjedis pozitiv ekipor, të inkurajoni bashkëpunimin;
  • Të jeni korrekt, i motivuar dhe i përkushtuar;
  • Të merrni përgjegjësi dhe të ofroni llogaridhënie;
  • Njohja e gjuhës angleze është përparësi.

Vetëm kandidatët që i plotësojnë të gjitha kushtet e përcaktuara do të kontaktohen për intervistë. Për më shumë informata lidhur me markën Ted Baker, ju lutem vizitoni faqen www.tedbakerkosovo.com CV-të tuaja mund t’i dërgoni në e-mail adresën tedbakerkosovo@gmail.com

Afati i fundit per aplikim: 08 Korrik, 2021

Shikime 1845
Kategoria Shitje
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC