InterAdria

Inxhinier/e të shitjes për dep. të Inxhinierisë dhe Telekomit

	 	 

Titulli: Inxhinier/e të shitjes për dep. të Inxhinierisë dhe Telekomit

Detyrat Kryesore

  • Identifikimi i produkteve dhe zgjidhjeve teknike të ndryshme të sistemeve të Inxhinierisë dhe Telekomunikimit (sisteme të sigurisë, energjetikë, UPS, ftohjes precize, automatizimit, sistemeve të komunikimit, etj.),
  • Identifikimi i produkteve dhe zgjidhjeve teknike të ndryshme sipas kërkesave të klientëve.
  • Komunikimi me prodhues dhe distributorë lokal dhe të jashtëm në gjuhen shqipe dhe angleze.
  • Përgatitja e ofertave dhe dokumenteve të nevojshme administrative, teknike dhe financiare për sistemet e ndryshme të inxhinierisë dhe telekomunikimit, sipas kërkesave të klientëve.
  • Realizimi i procesit të porosive dhe liferimeve sipas afateve të caktuara.
  • Punë në grup dhe komunikim i mirëfilltë me ekipen.
  • Realizimi i procesit të mësimit nga udhëheqësit e departmentit.
  • Realizimi i detyrave të punës në periudha kohore me afate të caktuara (deadline).

Kërkesat për kualifikim

  • Aftësi për të identifikuar pajisje dhe zgjidhje teknike të ndryshme.
  • Njohuri bazike teknike për sistemet e lartëpërmendura.
  • Aftësi komunikuese biznesore bazike për të diskutuar me prodhues dhe distributorë të ndryshëm lokal dhe të jashtëm.
  • Njohuri të gjuhës angleze në të shkruar, lexuar dhe komunikuar, në nivel profesional.
  • Preferohet të ketë së paku 2 vite përvojë pune në shitjen e produkteve të inxhinierisë.
  • E preferuar: Diplomë bachelor në fushën e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.
  • E preferuar: Certifikime/Trajnime në fushën e inxhinierisë dhe telekomit apo certifikime/trajnime në fushën e shitjes (Sales).

Përshkrim

Pozita e kërkuar e nivelit mesatarë të pregaditjes për detyrat sipas përshkrimit, pregaditja dhe realizimi i të gjitha fazave të mësimit dhe realizimit të detyrave të punës në koordinim me udhëheqësit e departamentit. 

Të interesuarit mund të aplikojnë në emailin: jobs@interadria-ks.com

Shikime 2082
Kategoria Informatikë
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC