AN Immo

Dizajner/e Grafik/e

	 	 

Kompania „AN Immo GmbH“ nga Gjermania shpall konkurs pune per:

Dizajner/e Grafik/e

Përgjegjësitë dhe detyrat:

  • Dizajnimi i materialeve promovuese dhe atyre të vizibilitetit për të gjitha ngjarjet / aktivitetet / programet e kompanisë;
  • Ueb dizajn për nevoja të uebsajteve të kompanisë;
  • Ilustrimi i përmbajtjes pamore për blogje, pikëpamje, reportazhe, ngjarje dhe detyra tjera që i cakton Redaktorja Menaxhuese.
  • T’iu përgjigjet nevojave të ndryshme të dizajnimit siç kërkohet nga ekipi përkatës;
  • Bashkëpunimi i afërt me ekipin multimedial për prodhim dhe bashkëveprimi me redaktorët dhe ekipin e programeve;
  • Kryerja e hulumtimeve relevante dhe prodhimi i ideve, modeleve dhe stileve të reja me ekipin e dizajnit;
  • Përgatitja e drafteve finale sipas kërkesave dhe përgatitja e skicave të përafërta për miratim;
  • Garantimi i arritjes së standardeve të kualitetit për dizajnet e shtypura;
  • Mësimi dhe përdorimi i programeve kompjuterike dhe teknikave të reja të dizajnit;

Kërkesat dhe kualifikimet

  • Të ketë përvojë 2-3 vjecare në fushën e dizajnit grafik;
  • Njohuri të gjërë me redaktim të imazheve dhe përdorim të programeve kompjuterike për skica digjitale, si Photoshop, Adobe Illustrator, Adobe XD etj.;
  • Aftësi të forta estetike dhe konceptuale;
  • Aftësi për të bashkëpunuar me efikasitet dhe brenda afateve të caktuara kohore.

Per te aplikuar ose per informata shtese mund te na kontaktoni ne e-mail info@an-immo.com ose ne Tel: +38348222020

Shikime 1737
Kategoria Art & Dizajn
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC