KF FLAMURTARI

Agjent/e Marketingu

	 	 

AGJENT/E MARKETINGU

KF FLAMURTARI PRISHTINE SHPALL KONKURS PER AGJENT/E MARKETINGU.

Agjent i Marketingut është përgjegjës për përpilimin dhe implementimin strukturës së marketingut për të fuqizuar performancën e brandit me anë të produkteve dhe shërbimeve të marketingut në përputhje me objektivat e vendosura nga kompania dhe punëdhënësi.

PËRGJEGJËSITË KRYESORE: 

  • Përgatitja e buxheteve, planeve dhe elementeve marketing në përputhje me strategjinë dhe objektivat e biznesit duke e detajuar në plane veprimi mujorë dhe vjetor;
  • Monitorimi dhe zbatimi i aktiviteteve të marketingut brënda buxhetit dhe në përputhje me objektivat e miratuara të biznesit;
  • Të gjejë rrugë të ndryshme kreative për marketimin e produkteve tona, ndryshe nga ideja shabllon "bëjmë një reklamë në tv/radio";
  • Organizimi i promocioneve të vazhdueshme si element taktike për të rritur shitjet; organizimi i aktiviteteve sezonale për të rritur shitjet;
  • Të menaxhoje rrjetet sociale, emailet që për momentin janë fokusi i reklamimit të produkteve tona;
  • Duhet të gjejë mënyra të tjera për marketingun e produkteve përvec rrjeteve sociale dhe sigurohet që të gjitha informacionet janë të azhornuara;
  • Të kujdeset per website-in e agjensisë, aparencën, efektshmerinë, lehtësinë në përdorim;
  • Të kujdeset dhe të forcojë brand image të kompanisë me ide kreative.

Kërkesat e profilit

  • Të jetë i shkathët, me ide kreative dhe shumë dinamik;
  • Eksperienca e punës në shitje/marketing përben avantazh;
  • Diplomë Universitare në Marketing, Administrim Bizesi;
  • Ekperinecat jashtë shkollore, trajnimet përbëjnë avantazh;
  • Nuk ka problem nacionaliteti.
  • Aftësi të mira ndërveprimi në marketing;
  • Aftësi të mira prezantuese, përqasje pozitive dhe entuziast;
  • Aftësi të mira komunikimi, bashkëpunimi dhe pjesë e grupit;
  • I orientuar dhe me fokus të qartë, cilësi të larta dhe të jetë familjar me biznesin;
  • I matur, i besueshëm dhe profesional;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Njohuri shumë të mira të programeve të paketës Office;
  • Paga do te jete fikse & me %.

Personat e interesuar duhet qe te dergojne Cv me nje fotografi , si dhe te gjitha rekomandimet qe i posedojne ne: info@kfflamurtari.com

Shikime 1958
Kategoria Marketing & PR
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC