SOS Fshatrat e Fëmijëve

Ftesa per Ofertë - Ngjyrosje te mureve

	 	 

 FTESE PER OFERTE 

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve të braktisur dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.

SOS Fshatrat e Fëmijëve ka nevojë për ngjyrosjen e mureve të brendshme të 4 objekteve me sipërfaqe përafërsisht 1868 m2 që ndodhen ne SOS Fshatrat e Fëmijëve – Velani.

Me këtë rast ju bëjmë ftesë për ofertë të gjitha kompanive të specializuara në përputhje me specifikacionin si më poshtë:

Ngjyrosja e ambienteve të brendshme:

  • Tavanet me ngjyrë të bardhë dhe muret me ngjyrë/ nuancë
  • Izolimi i hapësirës para ngjyrosjes
  • Të përdoret silikoni rreth dyshemesë, dyerve dhe dritareve
  • Pastrimi i hapësirave pas ngjyrosjes
  • Ngjyrnat mund të jenë: Sto, Gemix, Relux, Deutsch Color ose brende të ngjashme

Ofertuesit së bashku me ofertën duhet të dorëzojnë:

  • Certifikatën e regjistrimit të biznesit/ NUI
  • Në ofertë duhet të përfshihet ngjyra si dhe puna e dorës për m2 Në ofertë të ceket afati kohorë për përfundimin e punës
  • Cmimet të ceken  në euro pa TVSH (për 1 m2)
  • Oferta duhet të jetë e vlefshme 30 ditë nga data e mbylljes së Ftesës për Ofertë.

Kriteret sipas të cilës do të bëhet vlerësimi:

  • Plotësimi i specifikacionit sipas kërkesës
  • Pas plotësimit të kritereve të cekura më lartë, çmimi më i lirë

Ofertat tuaja mund t’i dërgoni  në email adresën: procurement1@soskosova.org

deri me datën: 07.07.2021

 

 

Shikime 593
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari
Lokacioni Gjithë Kosovën
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC