Premium Bakery

Zyrtar/e i/e logjistikës

	 	 

Kompania Premium Bakery është kompani prodhuese vendore me përvoje shumëvjeçarë ne industrinë e ushqimit me prodhimin e varieteteve te ndryshme te produkteve te miellit.

Ne ofrojmë buke dhe pjekurina te tjera te kualitetit shume te larte te cilat janë te certifikuara dhe vlerësuara sipas standardeve me te larta ndërkombëtare.

Me qellim te zgjerimit te rrjetit te shitjes ne ju ftojmë te gjithë te interesuarit te aplikojnë për pozitën ne vijim :

Zyrtar i logjistikes  - 1 pozite

Detyrat kryesore:

  • Planifikon dhe organizon zhvillimin e infrastrukturës së zinxhirit të furnizimit;
  • Kontrollon/mbikqyr shpenzimet e mirembajtjes dhe shpenzimet tjera relevante per te gjithe floten e mjeteve te transportit .
  • Përgjegjës për koordinimin e porosive për klientët dhe depon
  • Menaxhon dhe koordinon të gjitha proceset e punës në depo
  • Planifikon dhe mbikqyr asetet dhe infrastrukturën logjistike
  • Planifikon dhe negocion vështirësitë teknike;
  • Bën ruajtjen e matjeve dhe analizon të dhënat për të vlerësuar performancën dhe zbatimin e përmirësimeve;
  • Sigurohet të përmbushë koston, produktivitetin, saktësinë dhe objektivat e kohës;
  • Krijon politika dhe proçedura për aktivitetet logjistike;

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë kualifikimi universitar;
  • Kandidati duhet të jetë i motivuar për të arritur objektivat si dhe duhet të ketë prirje për të shitur ;
  • Aftësi të shkëlqyera të shitjes dhe negocimit;
  • Krijues, inovativ, i shkathët dhe i orientuar drejt zgjidhjeve
  • Nivel të lartë të integritetit dhe motivit personal
    Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
  • Të jetë i gatshme të punojë nën presion dhe me orar fleksibil.
  • Të jete udhëheqës dhe motivues i mirë i ekipit.
  • Patentë të vozitjes, kategori B

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar që plotësojnë kushtet, të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre përmes postës elektronike: administrata@premiumbakery.net

Vetëm kandidatet qe hyjnë ne rrethin e ngushte do te njoftohen përmes telefonit dhe do te ftohen ne interviste.

Konkursi mbetet i hapur nga data 15/06/2021 deri me 15/07/2021

Shikime 2549
Kategoria Logjistikë
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC