Punsohu.eu

Praktikante/Asistente e Koordinatorit

	 	 

Agjensioni rekrutues PUNSOHU EU brenda saj ka themeluar si subjekt biznesor Agjensionin Turistik EU TRAVEL SH.P.K. Ky subjekt do ketë selinë e vet në çdo qytet të Republikës së Kosovës.

EU TRAVEL SH.P.K momentalisht është duke konsoliduar stafin e vet profesional, dhe në këtë kontekst shpall këtë konkurs për pozitën:

Praktikante/Asistente e Koordinatorit

 

Asistentet e Koordinatorit performojnë detyra administrative për të mbështetur aktivitetet operacionale të Koordinatorëve. Asistentet përpilojnë raporte, mbajnë shënime mbi shpenzimet e projekteve, organizojnë takimet dhe vendosin të dhënat në sistem.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Komunikoni me klientët dhe punëdhënësit në lidhje me specifikat dhe kërkesat e projekteve;
  • Bashkëpunoni dhe mbikqyrni ekipet speciale që merren me buxhetimin dhe alokimin e fondeve;
  • Delegoni detyrat tek pjesëtarët e ndryshëm të ekipit;
  • Ndihmoni koordinatorin në menaxhimin e orareve në lidhje me implementimin efikas të projektit;
  • Bëni kërkesa mbi ndryshimet e nevojshme që duhet të bëhen në projekte;
  • Organizoni përfshirjen e palëve të treta;
  • Mblidhni dhe vlerësoni reagimet e klientëve në lidhje me shërbimet.

Profili juaj:

  • Aftësi të mira komunikimi në të folur dhe shkruar për të kuptuar specifikat e projekteve;
  • Jepni sqarime mbi projektet tona tek klientët dhe palët e treta;
  • Orientim në detaje për të identifikuar të gjitha specifikat e projekteve;
  • Aftësi të zgjidhni problemet dhe të ofroni korrigjime të shpejta dhe në afat të shkurtër;
  • Gjykim i përpiktë për të adresuar cështje të ndryshme mbi projektet;
  • Menaxhimin i kohës që të performohen të gjitha detyrat ashtu sic duhet.

 

Ju lutem dërgoni CV (me një foto tuajën) dhe një letër motivuese në travelagency@punsohu.eu  Mundësisht cekni në "Subject" pozitën e punës për të cilën aplikoni.
Afati i fundit për aplikim: 10 Korrik, 2021

Për më shumë rreth sherbimeve tona na ndiqni ne Instagram @Punesohu.eu

https://www.instagram.com/punesohu.eu/

Shikime 875
Kategoria Administratë
Skadon 25 ditë
Orari Full Time
Lokacioni
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC