Punsohu.eu

Menaxher/e Operativ

	 	 

Agjensioni rekrutues PUNSOHU EU brenda saj ka themeluar si subjekt biznesor Agjensionin Turistik EU TRAVEL SH.P.K. Ky subjekt do ketë selinë e vet në çdo qytet të Republikës së Kosovës.

EU TRAVEL SH.P.K momentalisht është duke konsoliduar stafin e vet profesional, dhe në këtë kontekst shpall këtë: 

K O N K U R S 

në pozitën

Menaxher Operativ

 Kandidatët e suksesshëm në këtë pozitë pune duhet të kenë të përfunduar fakultetin ekonomik, në mënyrë specifike degën e menaxhimit, idealisht menaxhimin e operacioneve dhe poashtu të kenë përvojë paraprake në pozitë menaxhuese. Përvoja në menaxhimin e financave është avantazh.

 Detyrat  dhe përgjegjësitë tuaja:

  • Siguroni udhëheqje efikase për kompaninë
  • Merrni vendime strategjike mbi politikat, planifikimin
  • Zhvilloni, implementoni, dhe rishikoni politikat e procedurave operacionale
  • Ndihmoni Departamentin e Burimeve Njerëzore me rekrutim kur është e nevojshme
  • Ndihmoni në promovimin e një culture organizative që inkurajon performancë të lartë
  • Mbikqyrni buxhetimin, raportimin, planifikimin, dhe auditimin
  • Siguroni që të gjitha dokumentet zyrtare të jenë në pajtueshmëri me dispozitat ligjore
  • Identifikoni dhe adresoni mundësitë e reja
  • Krijoni marrëdhënie partneriteti me kompanitë tjera

Profili juaj:

  • Të keni të përfunduar fakultetin ekonomik, dega e menaxhimit, idealisht menaxhimit të operacioneve apo ndonjë degë tjetër e ngjashme
  • Përvojë në menaxhim, operacione dhe lidership
  • Njohuri elementare në financa, përfshirë profitin dhe humbjen, raportimin e balancit, dhe menaxhimin e rrjedhjes së parasë
  • Aftësi të ndërtoni raporte të mira me menaxhmentin, kolegët dhe punonjësit
  • Aftësi të jashtëzakonshme komunikimi
  • Njohuri bazike e menaxhimit të financave

Ju lutem dërgoni CV (me një foto tuajën) dhe një letër motivuese në travelagency@punsohu.eu. Mundësisht cekni pozitën e punës për të cilën aplikoni në Subject.

Për më shumë rreth sherbimeve tona na ndiqni ne Instagram @Punesohu.eu

https://www.instagram.com/punesohu.eu/

Shikime 429
Kategoria Menaxhment
Skadon 25 ditë
Orari Full Time
Lokacioni
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC