Punsohu.eu

Menaxher/e i/e Burimeve Njerëzore

	 	 

Agjensioni rekrutues PUNSOHU EU brenda saj ka themeluar si subjekt biznesor Agjensionin Turistik EU TRAVEL SH.P.K. Ky subjekt do ketë selinë e vet në çdo qytet të Republikës së Kosovës.

EU TRAVEL SH.P.K momentalisht është duke konsoliduar stafin e vet profesional, dhe në këtë kontekst shpall këtë:

K O N K U R S 

në pozitën

Menaxher/e i/e Burimeve Njerëzore

Menaxheri/ja i/e Burimeve Njerëzore planifikon, koordinon dhe drejton funksionet administrative të organizatës. Ai/ajo organizon rekrutimin, intervistimin, dhe punësimin e stafit të ri; konsultohen me menaxhmentin strategjik në lidhje me planifikimin strategjik dhe shërbejnë si lidhje në mes të organizatës dhe punonjësve.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Planifikoni dhe organizoni fuqine punëtore të agjensionit duke përdorur talentet e punonjësve në mënyrën më efikase të mundshme
  • Shërbeni si urë lidhëse në mes të menaxhmentit dhe punonjësve
  • Planifikoni dhe organizoni programet përfituese të punonjësve
  • Këshilloni menaxherët tjerë dhe departamentet tjera në lidhje me cështjen e Burimeve Njerëzore
  • Koordinoni stafin mbështetës special
  • Trajtoni keqkuptimet e stafit duke ofruar zgjidhje optimale dhe efikase

Profili juaj:

  • Përfundimi i studimeve në degën e Burimeve Njerëzore, Administrim Biznesi, apo ndonjë degë tjetër të ngjashme
  • Së paku 3 vite përvojë paraprake pune si Menaxher i Burimeve Njerëzore
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi në të folur dhe të shkruar
  • Aftësi të shkëlqyera interpresonale, negociuese dhe i orientuar në zgjidhjen e problemeve
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe orientim në detaje
  • Aftësi të jashtëzakonshme analitike
  • Aftësi të prioritizoni detyrat e punës dhe t’i delegoni ato me efikasitet
  • Aftësi të ndërveproni me integritet, profesionalizem dhe konfidencialitet
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve mbi punësimin
  • Aftësi të përdorni pakon e MS OFFICE

Ju lutem dërgoni CV (me një foto tuajën) dhe një letër motivuese në travelagency@punsohu.eu. Mundësisht cekni pozitën e punës për të cilën aplikoni në Subject.

Për më shumë rreth sherbimeve tona na ndiqni ne Instagram @Punesohu.eu

https://www.instagram.com/punesohu.eu/

Shikime 974
Kategoria Menaxhment
Skadon 17 ditë
Orari Full Time
Lokacioni
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC