Punsohu.eu

Menaxher/e për Social Media Marketing

	 	 

Agjensioni rekrutues PUNSOHU EU brenda saj ka themeluar si subjekt biznesor Agjensionin Turistik EU TRAVEL SH.P.K. Ky subjekt do ketë selinë e vet në çdo qytet të Republikës së Kosovës.

EU TRAVEL SH.P.K momentalisht është duke konsoliduar stafin e vet profesional, dhe në këtë kontekst shpall këtë konkurs për pozitën:

Menaxher/e për Social Media Marketing

Detyrat tuaja:

  • Krijoni fushata strategjike marketingu dhe mediash sociale duke përfshirë planifikimin e buxhetit, ideimin e përmbajtjes, dhe skedulimin e implementimit;
  • Siguron qëndrueshmërinë e brendit në marketing dhe mesazhet e mediave sociale duke bashkëpunuar me anëtarët e tjerë të kompanisë përfshirë departamentin për raklama, zhvillimin e shërbimeve dhe menaxhimin e brendit;
  • Ofron trajnime dhe udhëzime në lidhje me mediat sociale tek ekipi i marketingut në lidhje me strategjitë më efikase që zbatohen tek mediat sociale;
  • Mbledh të dhënat në lidhje me klientët dhe analizon ndërveprimet dhe vizitat, përdor të dhënat për të krijuar raporte gjithëpërfshirëse dhe për të përmirësuar strategjitë dhe fushatat e ardhshme të marketingut;
  • Raporton progresin tek menaxhmenti i lartë;
  • Rrit dhe zgjeron prezencën e mediave sociale të kompanisë në platforma të ndryshme sociale duke përfshirë FACEBOOK, Instagram, Linkedin;
  • Hulumton dhe monitoron aktivitetet e kompanive konkurrente;
  • Krijon dhe shpërndan të dhëna në formë të shkruar dhe në formë grafike si e-lajme, në faqen e internetit, në blog, apo si mesazhe në media sociale.

Profili juaj:

  • Përfundimi i fakultetit ekonomik, preferohet dega e marketingut apo komunikimit;
  • 1-2 vite përvojë paraprake pune si menagjer i mediave sociale;
  • Përvojë në lidhje me marketingun;
  • Aftësi në krijimin e përmbajtjeve;
  • Njohuri bazike në dizajn grafik;
  • Njohuri në grumbullimin dhe analizimin e të dhënave;
  • Aftësi të jashtëzakonshme komunikimi në të folur dhe të shkruar;
  • I orientuar në detaje;
  • I vetë-motivuar;
  • I orientuar në zgjidhjen e problemeve;
  • Përvojë me mediat sociale gjigante botërore si FACEBOOK, Instagram, Linkedin dhe të tjera.

Ju lutem dërgoni CV (me një foto tuajën) dhe një letër motivuese në travelagency@punsohu.eu Mundësisht cekni pozitën e punës për të cilën aplikoni në Subject.
Afati i fundit për aplikim: 10 Korrik, 2021

Për më shumë rreth sherbimeve tona na ndiqni ne Instagram @Punesohu.eu

https://www.instagram.com/punesohu.eu/

Shikime 742
Kategoria Marketing & PR
Skadon 17 ditë
Orari Full Time
Lokacioni
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC