Punsohu.eu

Koordinator/e për Komunikim me Biznese Gjermano - Shqipëtare

	 	 

Agjensioni rekrutues PUNSOHU EU brenda saj ka themeluar si subjekt biznesor Agjensionin Turistik EU TRAVEL SH.P.K. Ky subjekt do ketë selinë e vet në çdo qytet të Republikës së Kosovës.

EU TRAVEL SH.P.K momentalisht është duke konsoliduar stafin e vet profesional, dhe në këtë kontekst shpall këtë:

K O N K U R S 

në pozitën

Koordinator/e për Komunikim me Biznese Gjermano - Shqipëtare

Koordinatorja për Komunikim me Biznese Gjermano Shqiptare është një pozitë me rëndësi në agjënsionin tonë. Në këtë pozitë ju do jeni përgjegjësë për komunikim e vazhdueshëm dhe krijimin e partneriteteve me subjekte të ndryshme biznesore që operojnë në shtetin Gjerman.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Krijoni marrëdhënie të mira biznesore me biznese shqiptaro gjermane
  • Jeni përgjegjësë për mirëmbajtjen e këtyre raporteve
  • Paraqiteni në cilësinë e përfaqësueses së vendimeve të agjensionit
  • Mbani komunikime të vazhdueshme
  • Përgatitni ofertat e ndryshme për pjesëmarrje në projekte të përbashkëta

Profili juaj:

  • Të keni të përfunduar fakultetin ekonomik, apo ndonjë degë tjetër të ngjashme
  • Aftësi të jashtëzakonshme komunikimi në të folur dhe të shkruar
  • Paraqitje e mirë dhe e sjellshme
  • Trajtim i cështjeve biznesore me integritet dhe profesionalizem
  • Njohuri në pakon MS Office
  • Aftësi të mira komunikimi në gjuhën gjermane dhe angleze

Ju lutem dërgoni CV (me një foto tuajën) dhe një letër motivuese në travelagency@punsohu.eu. Mundësisht cekni pozitën e punës për të cilën aplikoni në Subject.

Për më shumë rreth sherbimeve tona na ndiqni ne Instagram @Punesohu.eu

https://www.instagram.com/punesohu.eu/

Shikime 387
Kategoria Menaxhment
Skadon 25 ditë
Orari Full Time
Lokacioni
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC